Gati infrastruktura zgjedhore për Ballagatin
27/07/2009 Zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme do t’i hyjë procesit për një palë zgjedhje të tjera - ato që do të zhvillohen më 2 gusht në komunën e Ballagatit të Qarkut të Fierit. Në këto zgjedhje, një javë më pas do të konkurrojnë dy forcat kryesore politike - Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, me kandidatët e tyre. Konkretisht nga partia më e madhe e së djathtës do të kandidojë për postin e kreut të komunës së Ballagatit Sherbet Sharka dhe përballë tij si përfaqësues i selisë rozë do të kandidatojë Neshat Sharka. Deri tani KQZ-ja ka përgatitur të gjithë bazën materiale dhe dokumentacionin zgjedhor për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Në këtë komunë, zonë zgjedhore me numër 22, do të funksionojnë 8 qendra votimi. Zgjedhjet në këtë komunë janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për t’u zhvilluar më 2 gusht pas shkarkimit nga detyra të kryekomunarit të mëparshëm për shpërdorim detyre. Shkaku i rivotimit për kryetar komune në Ballagat rrjedh që prej shkurtit të 2007-s, nga zgjedhjet e së cilës doli fitues Fatos Sharka. Ai ndiqet penalisht për shpërdorim detyre dhe dënohet për këtë vepër penale me 2 muaj burgim dhe 300 000 lekë gjobë. Qeveria me një vendim të marrë në fund të vitit 2008, dhjetor, vendosi shkarkimin nga detyra e kryetarit të komunës së Ballagatit. Marrja e këtij vendimi u propozua nga ministri i Brendshëm një muaj më parë.