E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret me llastik në qeli emigrantja nga Shkodra

Burimet greke saktësojnë se emigrantja File Frroku nga Shkodra, është vetëvarur në mjediset e qelisë së saj duke përdorur llastikun e rrobave të veta. Ndalohen dy police nen dyshimin se n uk nderhyne ne kohe 

GREQI - Një emigrante nga Shqipëria i ka dhënë fund jetës dje me vetëvarje në një nga mjediset e paraburgimit në Kretë të Greqisë, ndërkohë që po dje është bërë ndalimi i dy policëve, të cilët akuzohen se nuk kanë parandaluar krimin. Sipas burimeve nga Ministria greke e Drejtësisë, viktima është File Frroku, emigrante nga Shqipëria, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e mërkurë. Burimet greke saktësojnë se emigrantja File Frroku nga Shkodra, është vetëvarur në mjediset e qelisë së saj duke përdorur llastikun e rrobave të veta. Mësohet se kanë qenë policët roje të paraburgimit të Kretës (që s'ndërhynë në kohë), të cilët e kanë parë Frrokun të pajetë në qeli dhe kanë njoftuar eprorët. Nuk dihen shkaqet e ndalimit dhe vetëflijimit të shqiptares në burgun e vendit fqinj. Në komunikatën zyrtare greke, ndalimi i dy policëve të shërbimit është bërë për shkak se ata nuk ndërhynë në kohë për të parandaluar vetëvarjen e emigrantes nga Shqipëria.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›