E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: “Zgjedhjet morën notën 10, rezultati shpallet sot në orën 17:00”



Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, e ka vlerësuar maksimalisht procesin e votimit të djeshëm. Ristani deklaroi se procesi u zhvillua i lirë dhe i qetë, duke i dhënë notën 10 zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. “Mendoj se procesi i numërimit meriton notën 10”, - tha Ristani. Por gjatë konferencës së djeshme për shtyp, kreu i KQZ-së deklaroi se shpresonte dhe uronte që me të njëjtën mënyrë demokratike dhe me standarde europiane të zhvillohej edhe procesi i numërimit të votave. Sipas Ristanit, procesi i numërimit të votave do të niste dje në orën 23:00. Përsa i përket shpalljes së rezultateve, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se KQZ-ja do të shpallte rezultatin vetëm gjatë ditës së sotme në orën 17:00. Sipas Kodit Zgjedhor, procesi i numërimit të votave duhet të përfundojë në orën 17:00 të datës 29 qershor. Duke folur për procesin e numërimit të votave, Ristani e cilësoi atë si një proces mjaft interesant, transparent dhe mjaft interesant për t’u ndjekur. “Procesi i numërimit të votave është procesi më i vështirë, por edhe më interesanti për mënyrën se si është përgatitur. Do të kemi mundësinë që gjithë ky ambient të shndërrohet në një ambient të këndshëm për ju, pasi nëpërmjet ekraneve do të shihni si numërohen votat live. Procesi i gjatë do të vazhdojë gjithë natën, por do të jetë një proces shumë transparent dhe shumë interesant për t’u ndjekur. Monitorët do të ndihmojnë për të dhënë rezultatet”, - tha kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani

29 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›