E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Zgjedhjet plotësuan standardet

Kryetari i institucionit të menaxhimit të procesit zgjedhor, Arben Ristani, deklaroi dje për median se zgjedhjet parlamentare përmbushën standardet europiane. Ristani konstatoi se procesi po shkon drejt fundit dhe shumë shpejt do të kemi rezultate zyrtare, të cilat si rrallë herë vijnë në një kohë kaq të shkurtër. Në vlerësimin e Ristanit, sulmet e Partisë Socialiste janë qëndrime emocionale, të ndikuara politikisht dhe që nuk kanë asgjë të përbashkët me punën e institucionit që ai drejton. I pyetur për marrëdhëniet dhe komunikimin me kryesuesen e misionit vëzhgues, Audreu Glover, Ristani tha se ka marrë vlerësimet maksimale për administrimin e zgjedhjeve. Drejtuesi i KQZ-së këmbënguli se gjatë gjithë procesit të shqyrtimit të ankimimeve është zbatuar në mënyrë rigoroze ligji dhe Kushtetuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›