Ristani:Probleme, por zgjedhjet ishin korrekte

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani deklaron se zgjedhjet e 28 qershorit janë të pamanipuluara ndonëse ka pasur vonesa në numërim, bllokim të këtij procesi si dhe prani të përsonave të pautorizuar në qëndrat e numërimit. Gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së KQZ-së në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, z.Ristani ka thënë se procesi është i tillë që nëse ka pasur manipulime do të kishte edhe gjurmë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Duke folur mbi vështirësitë e procesit zgjedhor, Ristani tha se komisionerët socialistë janë larguar nga procesi bashkë me vulën. Ristani shprehu rezerva lidhur me vendimin e drejtësisë e cila sipas tij në rastin e Shkodrës dhe të Fierit ka punaur me dy standarde.
z.Ristani apeloi deputetët e Komisionit të Ligjeve që në Kodin e ri Zgjedhor të parashikojnmë masa më të rrepta për komisionerët të cilët largohen nga procesi.