Strategjia e PS-së, Rama takim me ambasadorin Lohan
30/03/2010 Oponenca me qeverinë, kupola rozë nis sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar
Socialistët do të kërkojnë largimin e shumicës në rrugë dhe Kuvend
Kupola rozë ka fokusuar aksionin e saj politik për votën e lirë si në rrugë institucionale, ashtu dhe jashtë saj. Pikërisht për këtë vendimmarrje lidershipi socialist ka nisur punën për sensibilizimin jo vetëm të opinionit publik, por dhe të atij ndërkombëtar. Kështu, në funksion të këtyre qëndrimeve kreu socialist Edi Rama zhvilloi dje një takim informal me ambasadorin e Komisionit Eruropian në Tiranë Helmut Lohan. Pas zhvillimeve më të fundit në Kuvend, ku shumica miratoi ngritjen e komisionit hetimor, por kjo jo e bazuar në kërkesat e Partisë Socialiste për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, kjo e fundit vendosi të ndjekë një tjetër strategji për realizimin e kësaj çështje. Kështu, në mbledhjen që Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste organizoi javën që shkoi, u vendos që kjo parti të rimarrë protestat qytetare, të cilat nuk do të jenë të përqendruara vetëm në karakterin politik, por dhe atë ekonomik. Për sa u takon marrëdhënieve të PS-së me Kuvendin, ajo do të vijojë të jetë e kushtëzuar. Por lidhur me këtë vendimmarrje lidershipi socialist ka zgjedhur që të bëjë me dije dhe arsyet që çuan Partinë Socialiste në një pozicion të tillë. Për këtë arsye kupola rozë ka nisur takimet informale me përfaqësuesit e diplomacisë së huaj të akredituar në Tiranën zyrtare. Madje mbi këtë kuadër mësohet të jetë fokusuar dhe takimi mes kryetarit socialist Rama dhe ambasadorit të KE-së Lohan.
Hanes Svoboda
“Një prej zgjidhjeve është që PS-ja të kthehet në Parlament dhe të propozojë kërkesën e saj për transparencë dhe më pas çështja të çohet në Komisionin e Venecies dhe të kërkohet hapja e kutive”, - theksoi nënkryetari i grupit të deputetëve socialistë të PE-së Hanes Svoboda.
Manuel Montobio
“Partitë të mos vonojnë zgjidhjen. Çdo vonesë rrezikon seriozisht integrimin e Shqipërisë. Palët duhet të bien dakord lidhur me modalitetin e komisionit hetimor për zgjedhjet, dhe kjo duhet të zgjidhet në rrugë institucionale”, - u shpreh ambasadori i Spanjës Manuel Montobio.
Rama – Bosch
“OSBE-ja përshëndet hapin e bërë të Partisë Socialiste për të hyrë në Parlament si dhe për propozimin për zgjidhjen e krizës me anë të iniciativave ligjore. Çështja e transparencës së zgjedhjeve është shumë e rëndësishme”, - nënvizoi kreu i OSBE-së Robert Bosch.
Rama – Pitela
“Ne mbështesim përpjekjen e madhe novatore që po bën Rama, përpjekjen për evropianizimin e Shqipërisë. Kjo do të thotë të krijohen kushte legjislative, kushte normative dhe transparencë maksimale”, - u shpreh zëvendëspresidenti i parë i PE-së Zhovani Pitela.
Vendimi i PS-së
“Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të jetë pjesëmarrës në Parlamentin shqiptar vetëm – e theksoj vetëm – për të shfrytëzuar çdo hapësirë parlamentare për të çuar përpara transparencën e zgjedhjeve të mohuar në mënyrë jodemokratike, aspak kushtetuese, aspak procedurale e aq më pak pa vullnet politik të maxhorancës aktuale për transparencën e zgjedhjeve, të thellë, të plotë dhe të gjithanshme.” Ky ishte vendimi i marrë nga Asambleja Kombëtare e socialistëve pak ditë më parë. Njëkohësisht kjo mbledhje vendosi nisjen e protestave në të gjithë vendin. Më 30 prill PS-ja vendosi organizimin e një proteste të madhe në Tiranë, e cila nuk do të ndalet deri në garantimin e hapjes së kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit.