Ristrukturohen bankat britanike
“Royal Bank of Scotland” dhe grupi bankar “Lloyds” kanë qenë nën presion për të shitur disa degë të tyre në përputhje me rregullat e Komisionit Evropian për konkurrencën.
Shteti ka mbi 70 për qind të aksioneve në bankën “Royal Bank of Scotland” dhe mbi 40 për qind të aksioneve të bankës “Lloyds”.
Për shkak se kanë marrë ndihmë nga shteti, këto banka janë të detyruara nga Komisioni Evropian që të shesin disa nga degët e tyre për të forcuar konkurrencën.
Me këto masa të dyja këto banka pritet të sigurojnë kapital shtesë.
“Royal Bank of Scotland” pritet të shtojë përqindjen e aksioneve shtetërore, ndërsa “Lloyds” do t'iu drejtohet aksionerëve ekzistues për afro 20 miliardë dollarë dhe do të kërkojë kapital shtesë nga institucionet financiare.
Për shkak të sigurimit të këtyre fondeve shtesë, banka “Lloyds” nuk do të marrë skemën e detyrueshme qeveritare të sigurimit kundrejt humbjeve të rënda që mund të pësojnë bankat.
Ndërsa “Royal Bank of Scotland” do të vazhdojë ta përdorë këtë skemë.
Kjo bankë njoftoi planet për shkurtimin e mbi 3500 vendeve shtesë në degët e saj në Britani gjatë dy viteve të ardhshme, krahas shkurtimeve të shpallura më parë.
Drejtues të saj thanë se kjo masë duhet për të ulur koston. /bbc/