BE parashikon rritje ekonomike

Trupi ekzekutiv i BE-së parashikoi rimëkëmbje "graduale" ekonomike në Bashkimin Evropian. Komisioni Europian tha se ekonomitë e BE-së do të rriten për 0.7 % në vitin 2010, dhe 1.6 % në vitin 2011.Rimëkëmbja ekonomike pritet të pasojë njërin nga recesionet më të rënda të unionit, në të cilin Bruto Prodhimi Shoqëror ka rënë për 4.1 %.
Sidoqoftë, papunësia pritet të rritet gjatë vitit të ardhshëm, teksa bizneset do të vazhdojnë të përballen me problemet financiare.
Komisioni parashikoi që shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian në vitin 2010 të jetë 10.3 %.