E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli: Sektori i bujqësisë ka shënuar rritje

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, tha sot në Komision parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin se "progres -raporti i Bashkimit Evropian për vitin 2009, konstaton se zhvillimi i sektorit të bujqësisë, ka shënuar rritme pozitive ndonëse, duhet ende kohë për të pritur rezultatet përfundimtare për këtë sektor".
Sipas tij, në këtë raport Shqipëria ka arritur tregues dhe standarte shumë herë më të përparuar se në të gjitha raportet e viteve të mëparshme, jo vetëm në drejtim të zhvillim rural, por edhe në sektor të tjerë të ekonomisë". Duke e vlersuar progres raportin, si një manual trasparent të vleresimeve aktuale, problemeve dhe detyrave që duhet të plotësohen në të ardhmen për zhvillimin bujqësor në vendin tonë, ministri Ruli, vuri theksin në rritjen e financimeve buxhetore për këtë sektor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›