E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, pjesë e PEN-it Ndërkombëtar

PEN-i shqiptar është pranuar zyrtarisht si anëtare me të drejta të plota e PEN-it ndërkombëtar që është Shoqata Botërore e Shkrimtarëve e cila synon promovimin e letërsisë, si dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes. PEN-i ndërkombëtar ka një status konsultativ pranë UNESCO-s dhe Kombeve të Bashkuara. Aktualisht ekzistojnë 145 qendra PEN në 104 vende të botës dhe secila prej tyre promovon aspiratat e organizatës, dhe njëkohësisht nënshkruan edhe statutin e PEN-it ndërkombëtar. Në muajin tetor të vitit 2009 Asambleja e Delegatëve në Kongresin e 75-të Botëror të PEN-it Ndërkombëtar pranoi zyrtarisht PEN-in shqiptar si anëtare me të drejta të plota. Zoti Safet Kasi, është zgjedhur drejtuesi i PEN-it shqiptar ndërsa Sadik Bejko, sekretari i përgjithshëm i qendrës. PEN-i ndërkombëtar mbledh së bashku shkrimtarët, gazetarët, poetët - të gjithë ata që përdorin fjalën e shkruar për promovimin e ideve - në besimin e përbashkët se ajo është urë bashkëpunimi mes popujve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›