Rivrasja e dëshmorëve të kombit
Xhelal Gjeçovi
Pesë heronjt e Vigut,Ahmet Haxhia,Naim Gjylbegu,Ndoc Mazi,Ndoc Deda,Hydajet Lezha,pesë yje të pashuar,pesë djem te rinj,që u vranë mizorisht e pabesisht nga të pabesët në vitet e Luftës,tek perconin,anë e kënd,shtëpi më shtëpi,idetë e saj,nuk janë më aty ku qenë vendosur,aty ku qëndronin prej vitesh,madhështorë,të gdhendur në bronz nga mjeshtri i madh,skulptori i popullit Shaban Haderi.Ashtu sic u vranë në regjimin e okupacionit,ashtu dhe u hoqën në vitet e demokracisë,kacakce,në mënyrën më të pa besë, përsëri nga të pabesët. U hoqën nga qendra e qytetit, per t`u degdise në një cep,në periferi,madje pranë plehrave,me qëllim që të jenë sa më larg qytetarëve të Shkodrës,që i donin e i cmonin, ata dhe vepren e tyre.
Nuk më harrohet kurr ajo ditë kur pashë,për herë të parë,sheshin bosh,pa heronjt, atë shesh që ata e zbukuronin,sheshin nga i cili ata lëshonin rreze drite, se dritë ishin dhe vetë; sheshin nga lëshonin mesazhe jete,mesazhe shprese,mesazhe bashkimi,duke ja shtuar qytetit vlerat historike e kulturore, duke i dhënë kuptimin e duhur jetës,të sotmes e të ardhmes.
Sapo isha kthyer nga një qëndrimi disi i gjatë jashtë vendit dhe kisha ardhur në Shkodër,qytetin tim të lindjes,për t`u cmallë me të,me të afermit e mij të dashur,me miq e me shokë,që i shoh gjithënjë e më rrallë,por dhe me më shumë mallë.Njeriu në këtë moshë i kërkon të gjithë,të gjithë,më shumë se kurr, ata që janë e ata që s`janë,për t`u cmallë me ta,për të biseduar e për të kujtuar vitet e shkuara,që edhe ashtu,të mbushura me halle e me varfëri,ishin të bukura,ishin të ciltëra,të sinqerta,plotë dashuri e respekt. Takimi me të gjithë këta, të gjallë e të vdekur më ngjalle kujtime të herëshme,më mbushë me emocione,me nostalgji,por gjithësesi më duket se më jep dhe forcë, më ripërtërinë.Kjo është jeta dhe asaj s`i ikim dot.
Por,kësaj radhe përjetova një trishtim,një dhëmbje disi te vecantë tek shikoja, për herë të parë sheshin e qytetit tim,sheshin e qytetit të tyre, pa ta,pa heronjt,pa bijtë e denjë të Shkodër loces,të Lezhës së njohur për mirësi,të Mirditës së trimave,bijë të të gjithë Shqipërisë,të këtij vendi që ka nxjer gjithënjë heronj si këta,për t`i dalë zot në ditë të vështira,për të mos lënë që të nëpërkëmbet flamuri,dinjiteti; të rrezikohet ekzistenca,si popull e si komb.Monumenti i ngritur për të nderuar e përjetësuar veprën e tyre, heroizmin e tyre,ishte një simbol i luftës për liri,por dhe i paqës,mbi të gjitha një simbol bashkimi,bashkimi pa dallim feje,krahine dhe ideje,sic ishin bashkuar,për të mos u ndarë kurr,edhe te vdekur,vetë ata; nje simbol që i jepte kuptim të shkuares e të sotmes,qe i lidhte ato pazgjidhshmërisht e me një shikim të qartë për nga e ardhmja.
Më pushtoi nje ankth.S`po e mbaja dot veten; s`po arrija të kuptoja atë që kishte ndodhur, s`po e kuptoja përse ishte kyer një veprim i tillë makabër; Aman more, thash me vete,po me keta c` paten,cfarë u kane bërë këta të shkretë; ata të vdekur janë; prona nuk kërkojnë, se nuk kishin,pasi ishin të varfër; punë nuk duan,pasi nuk kanë takat; korupsion nuk bëjnë dot,që t`u hyjnë në hise pushtetarëve; po atëhere c`paten me ta. Ta bënte këtë kryetari komunës, qe organizoj pritën dhe vrasjen,sipas urdhërit të kapidanit,bash në Vigun e burrave e të besës,që këto tradita të përdhoseshin,kjo edhe mund të mendohej,pasi ai dhe shokët e tij,ende i trëmbeshin hijes së tyre,i frikësoheshin madhështisë së tyre,rrezatimit te tyre, që edhe ashtu të vdekur përcillnin mesazhe pajtimi e bashkimi; por kush i do sot ato.
Rrij e vras mëndjen, kush urdhëroi që ata të hiqen nga sheshi i qytetit dhe sinqerisht nuk jam në gjendje që t`i vëjë gishtin ndonjerit,pasi janë bërë tërë nëjsoj.
Po pushtetarët e Shkodrës c`patën more amani,ata janë dhe demokratë,janë dhe vendali; e bënë në kokën e tyre,që t`u bëjnë qejfin atyre lartë, apo u tha dikush nga Tirana; a thua Jozi,që e ka dhe në patronazh Shkodren,që kujdeset për të,si një nënë e madhe,si një nënë e mirë!; apo Berisha që e do e përgjërohet për Shkodrën e demokracisë? Po përse gjithë kjo urrejtje ndaj bijëve të saj,ndaj heronjve?.Po cfare u kishin bërë, more aman, këta të shkretë, ashtu të vdekur, sic janë; apo u vrisnin sytë, u kujtonin luftën,po luftën ata dhe shokët e tyre e bënë për të cliruar vendin; more amani c`bëni kështu.Para se të ishin komunistë,ata ishin shqiptarë; ishin patriotë shqiptarë,këtë s`e kuptoni? Doni t`u bëni qejfin,t`i inkurajoni bashkëpuntorët e fashizmit.Kot e keni; ata kanë marrë fund; kauza e tyre gjithashtu.
Një fjalë e urtë e popullit thotë,cfarë të bësh, do të të bëjnë.Po unë nuk e dua more as këte,nuk dua që të vazhdojmë të vrasim njeri tjetrin,as të vdekur dhe as të gjallë; po jemi pak more të mjerë,thoshte shkodrani Vaso Pasha,që të luftojmë e të asgjesojmë në këtë fe e në këtë mënyrë njeri tjetrin,sa jemi gjallë dhe pas vdekjes; po a nuk e shikoni more aman sa halle ka ky vend; merruni more me to; c`kini që merreni me të vdekurit,ata s`u bëjnë gjë,s`u japin e as nuk u marrin gjë; prona po merrni,korupsion po bëni,pasuri po veni,e ata të shkretët s`po u pengojnë,s`po u ngacmojnë,s`po u thonë as gjysëm fjale.Po atëhere c`patët me ta, more.
Veteranët e shkretë i kam patur ndërmend gjithë ato ditë,kushedi sa jane merzitë,sa janë dëshpruar, sa janë ligështuar, kur e kanë parë sheshin bosh,aq më tepër kur e kanë marrë vesh se ku i kanë cuar,ku i kanë degdisë.I kishin miq, i kishin shokë të një ideali,të dashurit e zemrës,me ta kishin dalë malit për të luftuar,për ti sjellë vendit lirinë.Me ta cmalleshin cdo ditë, tek i shikonin ashtu në bronz, u dukej se ishin gjallë.
A i shkruan ata Berishës, apo është e kotë, pasi Berisha ka punë të mëdha, po merret me historinë,me genocidin; me Zogun,me monarkinë,me qëllim që t`u kthejë shkëlqiminqë kanë patur,me shpresë se mos u kthehet mendja shqiptarëve dhe kerkojnë rivendosjen e saj dhe ai vetë të bëhet mbret. O bobo,cfarë mendimesh më vërtiten në kokë, po ai është demokrat, është republikan; po atëhere c`po kërkon të bëëj me Zogun, me Esat Pashën,e me të tjera figura të errëta, që përpiqet t`i ngrëjë në piadestal. Po vetë ai, ku do ta vendosë veten; edhe ai e do një vend në histori; mesa duket,edhe për këte ka filluar te mendojë!
Po autori i vepres,artisti i madh,kushedi c`siklete ka hequr,c`hall ka patur, kur ka parë veprën e vet,krijesen e vet, të hequr, të degdisur atje ku deshën pushtetarët demokratë, pa dinë e pa iman,sic thonë shkodranët. Kam lexuar ato ditë një intervistë të tij; shprehte,sic shprehen artistët,me një gjuhë të matur, të qytetëruar, gjithë hidhërimin, trishtimin, dhëmbjen, mosspajtimin me fatin e krijesës së vet; e kishte krijuar që të rrinte gjatë,shumë gjatë madje dhe për jetë,aty ku qe vendosur; si rregull veprat e mëdha te artit qendrojnë aty ku vendosen, nuk levizen më,bëhen si të thuash banorë të përhershëm.Por ja që, jeta paska dhe përjashtime të cuditëshme. Kjo me siguri e ka dërmuar shpirtin e tij,shpirtin e një artisti të madh,të një njeriu të mirë; dhe kishte të drejtë; i qe hequr një pjesë e trupit,e mëndjes,e shpirtit,e jetës së tij; pas këtij momenti mora vesh se shëndeti tij bëri tëposhtë,deri sa ndrroi jetë,duke mbetur në sytë tanë,ashtu sic ishte, i vlersuar, i nderuar, i respektuar, nga njerëzit,nga shokët,nga miqtë,nga Shkodra e nga e gjithë Shqipëria,për jetën e pastër,për botën e pasur e shpirtin e madh, prej artsiti të madh e njeriu të mirë,shumë të mirë,si heronjt e vet,si vepra e vet.Pushtetarët shkojnë e vijnë,e nisin dhe e mbyllin karieren e vet,dikush me nderë e dikush me turp.Kurse ai,skulptori i madh,artisti i madh dhe vepra e tij nuk vdesin kurr.
Shetis i vetëm në bulevardin e qytetit tim,mendoj e flas me veten,për kohët që kanë ardhë; ndryshimin e duan të gjithë,por jo në këtë mënyr; akte të tilla nuk i dëshëron e nuk i miraton asnjeri.Gjuha thonë shkon atje ku dhëmb dhëmballa; edhe mua mendimi më shkon e më qëndron tek ata.Po me keta djem te rinj, c`paten more aman; ata luftuan për lirinë e Shqipërisë dhe u vranë nga reaksioni,nga shërbëtorët e fashizmit.Aman