Rizgjedhja, Kryeministri vietnamez uron Berishën
Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Tan Dung, uron Kryeministrin Sali Berisha me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të qeverisë për mandatin e ri 2009-2013. Agjencia e lajmeve vietnameze VNS njofton gjithashtu se Kreu i Asamblesë Kombëtare të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, i dërgoi një letër urimi për rizgjedhjen në krye të Kuvendit shqiptar edhe znj. Jozefina Topalli. Agjencia VNS bën të ditur se edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Vietnamit, Pham Gia Khiem, uroi homologun e tij të ri shqiptar, Ilir Meta, me rastin e zgjedhjes së tij si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.