E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet e pakthyera, KQZ, sot penalizimi



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar një nga detyrimet e Kodit Zgjedhor. Në bazë të këtij kodi, partitë të cilat përfitojnë fondet nga Buxheti i Shtetit për fushatën, por që nuk arrijnë të kenë përfaqësues në Kuvend, duhet të kthejnë fondet e marra. Afati përfundimtar ishte data 1 gusht, por në fakt 5 partitë ‘borxhlie’ nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë. Sipas Kodit Zgjedhor (neni 87, pika 3), partia që ka përfituar fonde publike dhe që nuk fiton asnjë mandat nga zgjedhjet e radhës, duhet të kthejë shumën përkatëse të përfituar. Kthimi i fondeve bëhet jo më vonë se 30 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Partia, e cila nuk kthen fondet përkatëse, humbet të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e radhës, pavarësisht llojit të tyre, as vetëm dhe as si pjesëtare e ndonjë koalicioni. Fondet e kthyera, me vendim të KQZ-së, u rishpërndahen partive politike, që kanë marrë vende në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›