E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Gibbs zëdhënësi i ri i Obamës. Shef kabineti, Rahm Emanuel

WASHINGTON- Po kompletohen pjesët e skuadrës së Barak Obamas. Sipas burimeve të besueshme nga Partia Demokratike, cituar në sitin Politico.com, Robert Gibbs do të jetë zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë. Gibbs, 37-vjeç, ishte drejtori për komunikimin i Obamës gjatë fushatës së tij elektorale, pasi kishte punuar gjatë vitit 2004 për fushatën e John Kerry. Zërat kanë përcaktuar se posti nuk është bërë ende zyrtar, por thuhet se Gibbs është një figurë shumë e dashur nga gazetarët dhe që do të pranonte me shumë dëshirë të ishte pjesë e skuadrës që do të ndjekin Obamën në detyrën e tij të re. Rahm Emanuel, të cilit Obama i kishte kërkuar të mërkurën të bëhej shefi i kabinetit të tij, pas nje periudhe reflektimi ka vendosur se fundi te jete pjese e stafit te Obames. Burime prane partise bejne me dije se kongresmeni i Illinoisit ka pranuar postin qe i eshte ofruar nga Obama. Sot ai deklaroi se kishte marrë një periudhë reflektimi, para se të thoshte po-në përfundimtare, për t'u bërë bashkëpunëtori më i ngushtë i presidentit amerikan.

“Duhet të marr në konsideratë shumë gjëra: karrierën që kam ndjekur deri tani dhe shumë më e rëndësishme se kjo, familjen time, se çfarë prindi duhet të jemë. Nuk është vetëm një zgjedhje profesionale, është një vendim personal që i takon edhe gruas sime dhe familjes ime”- ka thënë ai.

Reflektimin, shumë e lidhin me faktin që Emanuel u prezantua nga shtypi izraelit si “njeriu i Izraelit në Shtëpinë e Bardhë”. Por qe tani nuk ka me dyshime. Emra te tjere perfliten per ne kabinetin e ri presidencial. Nderkohe neser ne mengjes pritet dalja e Obames ne konfernece per shtyp, kurse nga java tjeter, mesohet se do te kete nje takim me George Bush.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›