E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet 44-vjeçari, punonte në Burgun e Vaqarrit

Tiranë-Një punonjës i Burgut të Vaqarrit i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, vend ku edhe u gjet i pajetë nga familjarët e tij.

“Shtetasi Përparim Gjyshja, 44-vjeç, ka qëlluar me armë tip ”Pushkë” veten e tij duke gjendur dhe vdekjen e menjëhershme”- thanë burimet e policisë së Tiranës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet policore të Komisariatit Nr.3 Tiranë, si dhe specialistët e seksioni të posaçëm kundër krimit ndaj Jetës dhe Shëndetit, ndërkohë që një grup hetimor po heton për ngjarjen.

Nga hetimet paraprake të kryera rezultoi se viktima ishte punonjës pranë burgut të Vaqarrit. Aktualisht nga ana e specialistëve dhe e grupit hetimor është duke u punuar për të sqaruar më tej rrethanat që kanë çuar viktimën të ndërmarë këtë akt, pasi ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë atë që t’i jepte fund jetës. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›