E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo mbetet me Mourinhon

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 08:43

Cristiano Ronaldo ka theksuar se do të transferohej në Manchester City gjatë kësaj vere, nëse Jose Mourinho do të largohej nga Real Madridi. Ronaldo, i cili iu bashkua gjigantit madrilen nga Manchester Unitedi për rekord 94 milionë euro më 2009, shënoi 40 gola në La Liga, sezonin e kaluar, por ka pranuar se ardhmja e tij në Santiago Bernabeu ka mundur të jetë e rrezikuar.

Megjithatë, me qëndrimin e Mourinhos në kryeqytetin spanjoll, Ronaldo thotë se është i lumtur të bëjë të njëjtën gjë. “Mendoj se në rast të largimit nga Spanja, do të kthehesha në Premierliga, por jo tani”, tha Ronaldo për Sunday Mirror.

“Së pari, ne duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve. Nëse do të kthehesha në Premierligë, do të ishte për një klub nga veriperëndimi. Nuk më pëlqen Londra. Është mirënjohëse të merrni ofertë prej 20 milionë funteve në vit, është shumë e mirë, por kam biseduar me menaxherin tim dhe mendoj se është më mirë të mbetem në Madrid, sepse vitin e ardhshëm do të jemi më të mirët. Edicioni i ardhshëm do të tregon fuqinë tonë të plotë”, shtoi ylli portugez, i cili pranoi se e ardhmja e tij në Madrid është e lidhur me atë të bashkëkombësit të tij.

“Jose Mourinho do të mbetet në Madrid, andaj këtu jam edhe unë. Nëse ai do të shkonte në Chelsea, do të isha larguar edhe unë. Do të kisha nënshkruar për Manchester Cityn. Por, ai mbetet, mbetem edhe unë”, përfundoi Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›