Behrami në shitje?

Ardhja e pronarëve të rinj në West Ham, Sullivan dhe Gold, thuhet se ia kanë mbushur mendjen menaxherit të ekipit Gianfranco Zola për ta shitur mesfushorin kosovar, Valon Behrami.
E përditshmja angleze, Daily Mail, ka njoftuar të enjten se pronarët e rinj të klubit, i kanë premtuar menaxherit të ekipit se do t’ia transferojnë gjatë këtij afati kalimtar dy futbollistë për repartin e sulmit dhe se nuk do ta shesin Parkerin dhe Upsonin, por jo edhe Behramin.
“Sullivan dhe Gold i kanë premtuar Zolas se nuk do të shesin Scott Parkerin ose Matthew Upson, por interesi i tyre është Valon Behrami, të cilin e kërkon Manchester City, prandaj West Ham mund ta shesë Behramin, nëse skuadra e Roberto Mancinit paguan mirë për të”, shkruante DailyMail.
Pak ditë më parë, Manchester City ia ka ofruar 6.5 milionë euro West Hamit dhe sulmuesin Benjani për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit zviceran, i cili në Premierligë u transferua në vitin 2008 nga Lazio.