E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 36 të vdekur nga sulmet kundër besimtarëve shiitë

Një kamikaz shpërtheu një autobombë duke shkaktuar vdekjen e 30 personave, që po largoheshin nga një xhami myslimane shiite në periferi të qytetit të trazuar verior të Mosulit, njoftuan sot burime zyrtare, ndërkohë që një seri shpërthimesh shkaktuan vdekjen e gjashtë pelegrinëve shiitë në Bagdad.
Policia deklaroi se 88 persona u plagosën nga shpërthimi kamikaz, një nga sulmet e njëpasnjëshme të javëve të fundit që kanë patur si objektiv ceremonitë fetare shiite. Një javë më parë një seri shpërthimesh para një xhamie shiite në Bagdad shkaktuan vdekjen e e 31 personave.
Militantët islamikë sunitë dhe al-Kaida, të cilët i konsiderojnë shiitët si heretikë, janë kryesisht përgjegjësit për kryerjen e sulmeve të tilla.
Authoritetet e Mosulit u bënë thirrje banorëve të dhurojnë gjak dhe kërkuan mjete që përdoren për ndërtim për të zhvendosur rrënojat e xhamisë në Shreikhan, qytezë me shumicë shiite në veri të Mosulit.
Sulmet me autobomba dhe me armë zjarri janë kthyer në një fenomen pothuajse të përditshëm në Mosul.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›