Partitë e mëdha kanë filluar fushatën para afatit ligjor, kartat e identitetit rrezik për zgjedhjet

Raporti i ODIHR paraqet shqetësimet për zgjedhjet e ardhshme
Institucioni që monitoron zgjedhjet në vendin tonë, OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e parë të fushatës parazgjedhore. Vëzhguesit janë ndaluar në disa probleme të cilat janë hasur gjatë periudhës 8-21 maj në vendin tonë, duke ngritur zërin tek problemi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Një tjetër shqetësim haset nga vëzhguesit edhe nga polarizimi i skajshëm i dy partive, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndonëse e kanë filluar fushatën përpara afatit zyrtar, që është 29 maji. Vëzhguesit afatgjatë në raportin e paraqitur kanë bërë një përmbledhje të shqetësimeve që partitë kanë paraqitur për administrimin e zgjedhjeve. Një tjetër problem i ngritur në këtë raport është media, e cila sipas vëzhguesve të OSBE-ODIHR është pluraliste, por jo e pavarur. Në raport përmenden gjithashtu vonesat në dorëzimin e listave dhe se nëpërmjet krijimit të pragjeve elektorale, 3 për qind për parti dhe 5 % për koalicion shumë prej subjekteve politike rrezikojnë ekzistencën. Duke folur për rolin e gruas në politikë, ODIHR e cilëson atë si të limituar, ndërsa citon se sipas Kodit zgjedhor këtë vit pritet që 30% e deputetëve në Kuvendin e ri të jenë femra.
-Letërnjoftimet elektronike
Pajisja e qytetarëve me letërnjoftimin elektronik mbetet çështja më e mprehtë në prag të zgjedhjeve, e cilësuar si çështja më të diskutueshme në tërë procesin e zgjedhjeve deri më tani, duke iu referuar ankimeve të përfaqësuesve të opozitës pranë këtij misioni për ngadalësinë e këtij procesi. Të dhënat e qeverisë bien ndesh me pretendimet e opozitës se brenda kohës së kufizuar të gjithë votuesit pa pasaportë do të pajisen me kartë identiteti. Kundrejt besimit të qeverisë për të përmbyllur me sukses procesin para 28 qershorit, të majtët akuzojnë për aplikime selektive të militantëve të djathtë, në dëm të përkrahësve të tyre. Ky është problem kryesor që nënvizohet në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, të realizuar gjatë periudhës 8-21 maj. Çështja e kartave të identitetit është çështja më e diskutueshme në procesin e zgjedhjeve deri më tani. Nga 730 mijë shtetas që nuk disponojnë një pasaportë rreth 354 mijë kanë aplikuar deri në 19 maj për letërnjoftimin elektronik të dhëna këto që vijnë nga Ministria e Brendshme, citohet në raportin e OSBE-ODIHR-it. Raporti vëren gjithashtu se Ministria e Brendshme beson se të gjithë shtetasit pa pasaportë do të pajisen me letërnjoftimin elektronik para datës së zgjedhjeve, ndërkohë që palët e tjera kanë pikëpyetje nëse kompania e kontraktuar për prodhimin e letërnjoftimeve ka kapacitetin e duhur për të përballuar të gjitha nevojat. Raporti vlerëson se listat e votuesve, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, këtë herë do të nxirren nga baza elektronike e të dhënave të Regjistrit Civil Kombëtar, i përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e Ministrisë së Brendshme. Numri i votuesve në shkallë vendi arrin në 3.1 milion. 354 mijë prej votuesve që dikur s'kishin pasaportë të vlefshme kanë aplikuar tashmë për kartat e identitetit, vlerësohet në raport. Nga ana tjetër, raporti cilëson besimin e qeverisë për mundësinë e pajisjes së të gjithë votuesve që nuk kanë pasaportë me karta identiteti.
-Partitë politike
Sipas vëzhgimeve të para, konstatohet se mjedisi politik në Shqipëri mbetet i polarizuar mes dy forcave të mëdha politike, ndërkohë që disa parti kanë shkelur Kodin Zgjedhor duke e nisur fushatën zgjedhore para kohe. Raporti vë në dukje se në zgjedhje do të marrin pjesë 36 parti politike, 33 prej të cilave të grupuara në 4 koalicione të ndryshme zgjedhore, pa harruar të përmendë regjistrimin në këto zgjedhje të dy kandidatëve të pavarur. Me gjithë këtë pjesëmarrje, raporti e cilëson mjedisin politik paraelektoral si gjerësisht të polarizuar mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Aty vihet në dukje se, edhe pse fushata zgjedhore çelet më 29 maj, një pjesë e partive po zhvillojnë aktivisht aktivitete zgjedhore, të cilat Kodi Zgjedhor nuk i ndalon. Klima e mjedisit politik mbetet shumë e polarizuar midis Partisë Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS). Ndërsa periudha zyrtare e fushatës nuk fillon deri në 29 maj, disa prej partive janë tashmë aktive ne fushatë, përshkruan raporti i OSBE -ODIHR.
-Mediat
Një tjetër problem në këtë raport është media, e cila sipas vëzhguesve të OSBE-ODIHR është pluraliste, por jo e pavarur. Në raportin paraprak të ODIHR numërohen gjithashtu edhe kontestimet që partitë e vogla kanë ndaj sistemit të ri elektoral. Këto zgjedhje, vihet në dukje në raportin paraprak, janë në vëmendjen e një numri të konsiderueshëm mediash të vendit, të cilat konsiderohen si pluraliste, por jo të pavarura nga ndikimet politike. Ai thekson se Kodi Elektoral është i qartë në përcaktimet e rregullave për mbulimin e fushatës nga ana e mediave, dhe në përcaktimin e kohës televizive në radiotelevizionin publik, si dhe të reklamave të paguara.
-KQZ
Në raport përmenden gjithashtu vonesat në dorëzimin e listave dhe se nëpërmjet krijimit të pragjeve elektorale, 3 për qind për parti dhe 5 % për koalicion shumë prej subjekteve politike rrezikojnë ekzistencën. Sipas këtij raporti, Shqipëria ka marrë një numër masash të vlerësueshme për përgatitjen e kuadrit ligjor dhe funksional të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat u thirrën nga presidenti i vendit më 28 qershor me një dekret të lëshuar më 14 janar të këtij viti. Këtë dekretim e parapriu një reformë e thellë në legjislacionit mbi zgjedhjet, i cili kulmoi me miratimin e një Kodi të ri Zgjedhor të rishikuar e thellësisht të përmirësuar në dhjetor 2008, thuhet në raportin paraprak. Raporti evidenton strukturën 3-shkallësh të administrimit të votimeve, të drejtuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përbërja aktuale e të cilit mori formë në shkurt të këtij viti. Ky komision është përgjegjës për krijimin e 66 Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), si dhe të 4800 Komisioneve të Qendrave të Votimit. Numërimi i votave, siç thuhet në raport, do të kryhet në mënyrë të përqendruar në 66 qendra numërimi votash, pranë KZAZ. Sipas raportit, funksionimi i procesit të ankimimit sa i takon vendimeve të marra nga ana e KQZ-së paraqitet normal. Aty përmenden dy raste ankimesh që janë paraqitur në Kolegjin Elektoral të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ankime që janë rrëzuar nga ky Kolegj për mungesë baze ligjore.
-Gratë dhe minoritetet
Raporti e vlerëson hapësirën ligjore që u siguron grave një pjesëmarrje shumë më të gjerë nga deri tani në jetën politike të vendit. Kodi Zgjedhor garanton pjesëmarrjen e çdo gjinie në një minimum përfaqësimi prej 30 për qind në këto zgjedhje, duke bërë që numri i grave që do të zgjidhen si përfaqësuese në Kuvend të jetë minimalisht 30 për qind, nga 7 për qind që është në parlamentin aktual. Nga ana tjetër, raporti vlerëson se minoriteteve me Kushtetutë u garantohen të gjitha të drejtat në Shqipëri, përfshi atë të përfaqësimit politik në parlament. Ky është raporti i parë paraprak i vëzhgimit të situatës parazgjedhore dhe masave për përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme, i publikuar nga Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ) në Shqipëri i OSBE/ODIHR-it (Organizatës për Sigurim e Bashkëpunim Evropian). MVZ e hapi zyrën e saj në Tiranë në 8 maj, me një skuadër prej 14 anëtarësh bazë dhe 26 vëzhguesish afatgjatë, nga 20 vende anëtare të OSBE-së, të cilët janë shpërndarë në 12 pika në të gjithë vendin. Raporti i publikuar dje është përgatitur gjatë periudhës 8-21 maj.