Thyhen xhamat e një zyre elektorale të PS
Afrimi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, ka shënuar edhe incidentin e parë të saj në kryeqytet. Mbrëmjen e djeshme është thyer me mjete të forte hyrja e një zyre elektorale të PS pranë rrugës Don Bosko në kryeqytet. Zyra elektorale ishte hapur disa muaj më parë në funksion të fushatës elektorale.
Punonjësit partiakë të kësaj zyre konstatuan mëngjesin e djeshëm se dera kryesore prej xhami ishte thyer e gjitha me mjete të forta, ndërsa në ambientet e saj të brendshme nuk kishte sende me vlerë, që mund të bëheshin synim i ndonjë grabitjeje me thyerje. Këtë version e ka hedhur poshtë edhe policia, e cila tashme ka nisur hetimet për këtë ngjarje, e cila në këtë moment kalon përtej një thyerjeje ordinere, sepse merr ngjyrime të theksuara politike.