E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rojtarët e vdekjes

Jeta si koncept në psikologjinë njerëzore mbetet gjithmonë dhuratë dhe detyrim. Dhuratë konsiderohet vetëm kur atë ta jep Zoti, ndërsa detyrim pasi duhet të dish ta respektosh këtë dhuratë hyjnore, e cila vlen gjithmonë të jetohet vetëm atëherë kur e kapërcen instinktin fizik të vegjetacionit të rëndomtë. Gjithçka që bëjmë në funksion të saj është e vlefshme për atë që ne meritojmë. Ajo do të mbetet gjithmonë pasqyra e vlerave për jetën e çdo qenieje njerëzore, ku çdo person më pas do të analizojë se cilat gjëra ka bërë keq, po që në fakt po të kishte ditur do të mund t‘i bënte më mirë. Mjerë ata që mendojnë ndryshe! ...dhe ata që mendojnë ndryshe sot janë të shumtë, sidomos politikanët, që aktualisht janë ata që e drejtojnë këtë vend, të cilët janë kthyer në punëtorë me mëditje apo skllevër me dashje të djallit a të Luçiferrit. E keqja e ngritur në këtë sistem, (si kontribut i përbashkët mjeranësh të lodhur në ekranet e veta për pak liri e demokraci), për pak drejtësi si viktima të një padrejtësie që kapërcente në dimensionin e tij çdo paraardhës të saj, për një buzëqeshje të vrarë nga hipokrizia e ngërdheshjeve bastarde, për pak dashuri të ndryshme njerëzore… Të vrarë në mënyrën më të pabesë në kurthet e pabesisë, që ndërkohë ngrinte pa reshtur sistemi i antivlerave. Ne mbijetuam rastësisht në të gjithë përmasën tonë njerëzore larg autokolonave që ofrojnë prekje të panumërta në sedrën e vëllezërve të fateve tona tragjike. Ne e duam jetën, vdekja ofron veç lot. Ne kemi zot pa e vazhdojmë luftën tonë të mbijetesës, duke pasur sërish ata zyrtarë që janë prapë në pushtet edhe sot. Janë prapë ata sekretarë partish, (garda pretoriane e vdekjes) gjithmonë në shërbim pranë saj që sot buzëqeshim në mënyrë "sistematike".

Të palodhur të asaj që akoma e kalon kufirin e një ëndrre të largët dhe pothuajse të pamundur, të demokracisë aq shumë të dëshiruar për një popull të tërë. Ne dëshirojmë dhe luftojmë për atë që e duan të gjithë shqiptarët. Ju që drejtoni në mënyrë të pamerituar këtë vend, kini vetëm dëshirën dhe vullnetin e së keqes, por kurrfarë s‘do të arrini si bijtë e djallit të mposhtni vullnetin e zotit. Portat e ndryshkura të ferrit dhe muret e larta të tij që ngritën baballarët tuaj, të jeni të sigurt që ne do t‘i rrëzojmë dhe duke dashur të mbetemi gjithmonë njerëz dëshirojmë që pas atyre portave dhe atyre mundësive mos të mbeteni dhe ju, pavarësisht se e meritoni. Parajsa false që kemi ndërtuar mbi gjakun e një populli të tërë nuk duam të bëhet ferri i juaj i merituar. Ne e kemi kapërcyer urrejtjen, ju jeni viktimat fatkeqe të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›