PD e PS miratojnë në parim ligjin për Gjykatën Administrative
13/03/2012 Komisioni i Ligjeve miratoi dje propozimet e opozitës për hartimin e ndryshimeve në ligjin e viti 2009
Subashi: Propozimet për zgjidhje parimore e për dispozitat konkrete janë thelbi i çështjes
Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Ligjeve dhanë dje konsensusin e tyre për miratimin në parim të projektligjit për Gjykatën Administrative. Ky është ligji i fundit që kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend dhe duke iu referuar marrëveshjes PD-PS të 14 nëntorit ai duhet të jetë miratohet në fund të këtij muaji. Nga ana e saj opozita pritet që gjatë kësaj jave të propozojë amendamentet për draftin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë, që ka rreth katër vjet që qëndron në Kuvend në pritje të konsensusit mes palëve. Në fjalën e tij relatori socialist i këtij projektligji, Armando Subashi, u shpreh se pavarësisht përmirësimeve që janë bërë, ka ende disa çështje që kërkojnë debat. Ndërsa demokratët kërkuan nga kolegët socialistë të mos e përdorin projektligjin si alibi për të thënë se ka dhënë kontributin e saj. “Miratimi në parim është hapi i parë, shprehja e vullnetit politik, por debati në parim dhe nen për nen dhe kryesorja propozimet për zgjidhje parimore e për dispozitat konkrete janë thelbi i çështjes, vullneti real për të bërë një ligj të mirë, që t’i qëndroj kohës”, – tha Subashi. Ndërsa sa u përket sugjerimeve të opozitës mbi hartimin e plotë të ligjit deputeti socialist bëri me dije se “çështjet që gjykoj se meritojnë vëmendje të veçantë gjatë debatit në parim dhe nen për nen në komision janë çështjet që lidhen me parimet e gjykimit administrativ, juridiksioni dhe kompetenca, duke i sjellë në rregullimin e vet shkencor dhe doktrinal dhe në përputhje me parimet e K.Pr.C. apo mosmarrëveshjet dhe kundërshtimin e tyre, përbërjen e trupit gjykues dhe mundësinë e parashikimeve më të sakta në raport me të, të drejtën e ngritjes së padisë, rishikimin e kushtit të shterimit të ankimit administrativ, afatet e parashkrimit të padisë, seancën përgatitore si një kusht i rëndësishëm për moszvarritjen pa fund të procesit, kriteret e sigurimit të padisë, barrën e provës, thirrjen dhe pyetjen e ekspertëve si një moment shpeshherë abuziv në praktikën e sotme të gjykatave, ndryshimin mes dy llojeve të gjykimit incidental që parashikon projekti”, – tha Subashi. Projektligji për Gjykatën Administrative është një nga projektligjet më të diskutuara gjatë këtyre viteve si dhe i shumëkërkuar nga faktori ndërkombëtar për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.
Enkelejd Alibeaj
Varianti i hartuar në vitin 2009 parashikon se “Gjykata Administrative do të jetë gjykata që do të shqyrtojë mosmarrëveshjet e biznesit me institucionet shtetërore, por dhe shkarkimet e parregullta në administratë si dhe mosmarrëveshjet midis dy institucioneve të ndryshme publike”. Lidhur me këtë deputeti Alibeaj i bëri thirrje opozitës që të tregohet serioze në punën e saj. “Nesër, pasnesër të mos na dalë në fund që ne po bëjmë shtesa e arnime thjesht dhe vetëm për të treguar që dhamë kontribut si opozitë”, – tha Alibeaj.
Fatmir Xhafaj
Socialistët e quajtën variantin e vitit 2009 të kënaqshëm, megjithatë kanë gati paketën e tyre të amendimeve, të cilën do ta bëjnë publike brenda dy ditësh. “Zoti Alibeaj ka konflikt interesi me këtë proces. Nuk kërkon ndryshim thelbësor të projektit, vlerëson dhe e njeh kontributin e deritanishëm, konsideron se është një bazë shumë e mirë për ta miratuar në parim. Unë nuk mendoj se ju jeni duke kërkuar që, meqenëse ky ka kaluar një herëm të rikalojë përsëri”, - tha nënkryetari socialist në Komisionin e Ligjeve Fatmir Xhafaj.