E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roli i ASD-së në sigurimin e depozitave



Agjencia e Sigurimit të Depozitave është ngritur si institucion rreth 4 vite më parë, ndërsa gjatë gjithë aktivitetit të saj nuk ka pasur raste të ndërprerjes së licencës së bankave. Sipas ligjit, “ASD-ja, ka detyrim të kompensojë depozitat deri në 700 mijë lekë, në rast falimenti apo ndërprerje të licencës së bankave, dhe 15 për qind të pjesës mbi 350 mijë lekë”. Kjo me anë të sistemit të përcaktuar në ligj. Sipas raportit të Agjencisë, “qëllimi është rritja e besimit te bankat për depozituesit e vegjël”. Ndërkohë sqarohet se Agjencia ka detyrë që të kompensojë depozituesit brenda tre muajve nga ndërprerja e licencës së aktivitetit të një banke (falimentimit). Për këtë qëllim është miratuar rregullorja si dhe procedurat e kompensimit për çdo rast që mund të ndodhë. Nga ana tjetër sigurohet se sistemi bankar nuk ka rrezik tronditjeje, ndërsa flitet për një rritje të ndjeshme të të ardhurave dhe të nivelit të depozitave.

Depozitat e siguruara

Viti 2004 167.251

Viti 2005 182.621

Viti 2006 200.222

Viti 2007 223.926

Depozitat e pasiguruara

Viti 2004 142.621

Viti 2005 176.024

Viti 2006 215.597

Viti 2007 267.163

Shoqëria Civile kërkon monitorimin e buxhetit të shtetit

Monitorimi i buxhetit të shtetit 2008, për herë të parë bëhet pjesë edhe e diskutimeve mes Shoqërisë Civile dhe ekspertëve të ekonomisë. "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë SOROS”, në kuadër të projektit "Monitorimi i buxhetit të shtetit 2008", organizoi dje një tryezë me temë "Buxheti 2008: problematika që shoqëron alokimin e fondeve dhe zbatimin e tij në këtë fillimviti". Drejtori Ekzekutiv i “SOROS”, Çapajev Gjokutaj, theksoi nevojën që ka vendi për të thelluar dialogun mes palëve të interesuara në proceset e hartimit, zbatimit dhe monitorimit të buxhetit dhe në mënyrë të veçantë, në sektorët prioritarë. Ekspertët e ekonomisë, kërkuan nevojën që ka publiku për të njohur zbatimin e ligjshmërisë në hartimin e buxhetit të shtetit, detajimin e programit të shpenzimeve buxhetore, shpërndarjen e fondeve të buxhetit të shtetit, zbatimin e projekteve që ato mbështesin, përmirësimet në strukturat e pagave, etj. Ata vlerësuan përgjithësisht buxhetin e shtetit për vitin 2007, situatën makroekonomike që ishte e favorshme, rritjen e prodhimit industrial, performancën e shkëlqyer të biznesit në tërësi, rritjen e eksporteve dhe të investimeve të huaja direkte me rreth 82 për qind, ose me 170 milionë euro më shumë krahasuar me një vit më parë etj. Për ekspertët, problemet e energjisë elektrike dhe rritja e shpejtë e kreditimit, shkaktuan probleme vitin që shkoi.
Për vitin 2008, ekspertët e vunë theksin në realizimin e fondeve të investimeve, të cilat duhet të kenë vijueshmëri gjithëvjetore në realizimin e tyre, duke përdorur më mirë kohën në dispozicion. Një nga risqet që duhet mënjanuar gjatë zbatimit të buxhetit 2008, për ekspertët është dhe tendenca për ndryshime të vazhdueshme të politikave fiskale dhe të legjislacionit fiskal, pa vlerësuar më parë impaktin e masave të zbatuara.

23 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›