Zyrtare/ Punonjësit e Albtelekomit, pronarë të 15 milionë aksioneve
Nis vlerësimi i bonove të privatizimit, punonjësit posedojnë 15 miliardë lekë. Punonjësit duhet të paraqesin pranë Albtelekomit certifikatat dhe bonot
Erald Kapri
Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë i kanë hapur rrugë zyrtarisht procesit të njohjes së bonove të privatizimit të punonjësve të Albtelekomit. Shifra e bonove që nuk u përdor asnjëherë ka një vlerë rekord prej 15 miliardë lekësh, ose të konvertuara në aksione, janë të barabarta me 15 milionë aksione, pasi vlera e një aksioni është 1 mijë lekë të rinj. Krahas punonjësve, bono privatizimi kanë edhe ish-pronarët e truallit, të cilët do të përfitojnë nga e njëjta procedurë. Ministria e Financave ka llogaritur se janë 67 570 metra katrorë tokë që ka në zotërim Albtelekomi, të cilat janë të ish-pronarëve. Punonjësit e Albtelekomit, që janë apo që kanë qenë më përpara, të cilët disponojnë bono privatizimi, duhet që të paraqesin një dokument identifikimi pranë Albtelekomit, si dhe sasinë e bonove që disponojnë. Brenda një afati të caktuar Albtelekomi do t’i dërgojë këto të dhëna në Ministrinë e Financave.
Afati
Punonjësit e shoqërisë “Albtelekom”, duke filluar nga data 05.04.2008 deri më 02.05.2008 duhet të bëjnë regjistrimin e kërkesave për zotërim aksionesh në këmbim të bonove të privatizimit pranë Degës së Thesarit Gjirokastër, në rast se një punonjës është nga Gjirokastra, ndërsa për të gjithë të tjetër duhet t’i paraqesin bonot pranë Drejtorisë të Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike të Tiranës. Adresa e kësaj drejtorie ndodhet në zyrat e ish–Agjencisë Kombëtare të Privatizimit me adresë: Pranë kryqëzimit “21 Dhjetori”, ish-shtëpia botuese “Naim Frashëri”. Njëkohësisht janë vendosur edhe disa numra telefoni kontakti si 042257457, 042227935 ose 042228123. Punonjësit e Albtelekomit të cilët nuk janë përfshirë në publikimin e parë, duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikues dhe të ketë me vete bonot e privatizimit të përfituar sipas Dekretit Nr.1030, datë 23.07.1995.
Vlerësimi
Procedura e vlerësimi të letrave me vlerë apo bonove të privatizimit do të kthejë në pronar të këtyre ndërmarrjeve poseduesit e këtyre letrave. Nëse jeni pronar i disa aksioneve dhe dëshironi t`i shisni, atëherë duhet të plotësoni disa rregulla, të cilat nuk varen nga ju. Kompania në të cilën ju jeni aksionar patjetër duhet të jetë në listën e shitjeve, që do të thotë se edhe më parë është kryer shitja e atyre aksioneve nga ajo kompani. Nëse e plotësoni këtë rregull, atëherë duhet ta prisni datën e ankandit dhe t`i jepni të drejtë shitësit tuaj për shitjen e këtyre aksioneve. Këto data të ankandeve për të gjitha kompanitë i jep organi përgjegjës i shitjeve. Aksionet janë letra me vlerë pronësie, të cilat përfaqësojnë pjesë të pandashme të tërësisë së shoqërisë aksionare dhe gjegjësisht pronarit të saj i mundësojnë një pjesëmarrje proporcionale në fitim dhe udhëheqje me shoqërinë. Obligimet e pronarit të aksioneve ndaj personave të tretë janë të kufizuara vetëm në vlerën e deponimit të aksioneve. Aksionet mund të jenë të thjeshta dhe prioritare. Aksionet e thjeshta kanë të drejtë në votë gjatë sjelljes së vendimeve për punën e mëtejshme, ndërsa aksionet prioritare nuk kanë të drejtë në votë, por marrin divident ose fitim.
Vlera e një aksioni, jo më e madhe se 1 mijë lekë
Bonot e privatizimit, apo letrat me vlerë, do të kenë një procedurë vlerësimi në treg. Bonot e privatizimi do të kthehen në aksione, por duhet të dihet se sa aksione do të përfitohen. Shuma në lekë që do të përfitohet, sipas ligjit të vitit 1998, nga sasia vlerës prej 20 përqindësh do të pjesëtohet me 1 mijë lekë të rinj. Vlera prej 1 mijë lekësh vlerësohet në vlerë minimale një aksion pronësie të një ndërmarrjeje. Për shembull, kompania “ARMO” ka një sasi aksionesh prej 4 790 437, që janë afërsisht 76 për qind të vlerës së përgjithshme. Sipas përllogaritjeve, një aksion nga kompania nuk mendohet se do të vlejë më shumë se 1 mijë lekë. Në rast se keni 10 milionë lekë bono do të vlejnë jo më shumë se 2 milionë lekë dhe të kthyera në aksione do të konvertohen në 2 mijë të tilla. Shitja e aksioneve do të japë sasinë e parave prej 2 milionë lekësh, ose në rast të kundër mund të preferoni të jeni aksionar i kompanisë.
23 Prill 2008