E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roli i Shqipërisë në luftën për të ndarë Greqinë

Autori i Lajmit: Androkli DraloUashington, 18 korrik 1947 - Pas fjalimit të tij në Konferencën e Guvernatorëve, sekretari amerikan i Shtetit, Xhorxh K. Marshall, planifikoi të merrte një ditë pushimi të merituar dhe shkoi për të peshkuar, ndërsa ndihmësi i tij, Çarls E. Bohlen, vazhdoi detyrën e tij raportuese përballë guvernatorëve lidhur me faktet e zymta të situatës botërore. Por pothuajse menjëherë pas mbërritjes së Marshallit në Salt Lake City, atij i erdhi lajmi se brigada ndërkombëtare, - ushtria komuniste e huaj e mbledhur nga Kremlini për të zaptuar Greqinë – ishte mësuar në momentet e fundit se kishte kaluar kufirin grek me forcë. Marshalli mbajti menjëherë një fjalim dhe u kthye në Uashington përgjatë gjithë natës. Kur telegramet që lajmëronin rreziqet e jashtme kthejnë mbrapsht anëtarët e kabinetit qeveritar nga pushimet, edhe nga pushimet e shkurtra, nis padashur e të kujton kohën e shkuar, për të cilën e gjithë bota kujtonte se nuk do të kthehej kurrë. Më e keqja e kësaj është se kjo përsëritje nuk është e pasaktë. Megjithatë, nga ana tjetër besohet në të njëjtën kohë se kriza mund të përfundojë përpara se këto fjalë të botohen. Është shumë e mundur që në luftimet aktuale në Janinë, ushtria greke mund të thyejë përfundimisht forcën ndërkombëtare të brigadës komuniste. Është gjithashtu e mundur se qeveria e pasigurt greke mund ta ketë ekzagjeruar një gjurmim të thjeshtë si një tentativë sulmi ndaj kufirit të saj. Por pavarësisht rezultatit të saj, kriza greke tashmë ka pasur një rezultat vendimtar në Uashington. Ajo ka shfaqur hapur për herë të parë debatet serioze mes zyrtarëve të lartë për përdorimin e forcës. Çështja e debatuar ka qenë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pranonin në Greqi një disfatë, më mirë sesa rezultatin që vuajtën britanikët në Mynih, apo të angazhojë të gjithë trupat e saj nëse do të jetë nevoja për ta parandaluar këtë disfatë. Ashtu si edhe natyra e vetë situatës greke, edhe ky veprim do të ishte relativisht i thjeshtë. Gueriljet greke të udhëhequra nga komunistët janë ushqyer, ndihmuar dhe drejtuar nga përtej kufirit për një kohë të gjatë. Bazat e tyre kanë qenë në territoret e shteteve kukulla ballkanike të Bashkimit Sovjetik, Jugosllavi, Shqipëri dhe Bullgari. Vetë lëvizja guerilje sidoqoftë, ka qenë shumë e dobët për të kuptuar se qëllimi përfundimtar i Kremlinit është pushtimi i Greqisë si një e tërë. Prandaj përforcimet nisën të grumbulloheshin shumë kohë më parë, në formën e një brigade ndërkombëtare e rekrutuar mes partive komuniste të Evropës sipas modelit të brigadës ndërkombëtare të Spanjës. Ashtu siç është thënë shpesh më parë dhe më rrallë kohët e fundit, brigada është mbledhur përgjatë kufijve të të tria shteteve kukulla të Ballkanit. Tashmë llogaritet që numri i tyre të ketë arritur në 4 mijë. Dhe sigurisht që ai mund të rritet edhe më tej nga shtimi i ushtrive të mëdha të Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, të veshura jo me uniformë kombëtare. Për Kremlinin vendimi për ta dërguar brigadën në veprim, është konsideruar si vendimi për të shpallur armiqësitë e hapura kundër paqes ndërkombëtare që mezi qëndron në këmbë, e arritur pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ky vendim tashmë, me sa duket, është marrë. Anëtarët amerikanë të Komisionit të Ballkanit në Kombet e Bashkuara kanë arritur të konfirmojnë pretendimet e qeverisë greke. Dy vëzhgues amerikanë kanë parë në të vërtetë ndihmë që vinte përtej kufirit jugosllav në fund të një beteje të fortë që zgjati përgjatë gjithë ditës. Në sytë e Uashingtonit ndërkohë, ka më shumë shqetësim lidhur me problemin grek sesa zbulimi i qëllimeve të vërteta të Kremlinit. Por zbulimi i vërtetë i këtij plani të Moskës erdhi vetëm disa ditë më parë kur Çekosllovakia u ndalua brutalisht tu bashkohej bisedimeve të Planit Marshall në Paris. Në sytë e Uashingtonit në fakt, e ardhmja amerikane është në rrezik, ashtu siç ishte edhe kur u hodh në veprim dhe plani greko-turk i ndihmës. Nëse Greqia do të lejohej të shkonte me rusët, atëherë të njëjtin hap do të ndërmerrte edhe Turqia. Ky reaksion pasues zinxhir do të vazhdonte në mënyrë të pafrenueshme derisa e gjithë Lindja e Mesme dhe me shumë mundësi edhe Evropa Perëndimore të përfshihej në rrënimin e gjithanshëm. Pikat e dobëta janë shumë të qarta për të pasur nevojë ti përmendësh. Italia, ashtu si edhe Turqia, nuk mund të mbijetojë me një kukull fqinj si Greqia. Britania e Madhe dhe Franca janë krejtësisht të varura nga nafta e Lindjes së Mesme dhe që mbas kapjes së Greqisë nga Rusia do të kalonte përfundimisht nën kontrollin e Kremlinit. Dhe nëse reaksioni zinxhir ndodh, atëherë Bashkimi Sovjetik do të arrijë këtë predominim të jashtëzakonshëm, duke bërë që në këmbim, Greqia të arrijë të ketë në dorë zgjedhjen: ose ti bindet grushtit të hekurt të këtij vendi, ose të përpiqet të luftojë me të. Nën rrethana të tilla, është e paimagjinueshme që politikëbërësit amerikanë të qëndrojnë pasivë përballë rrezikut që i kanoset Greqisë. Nëse sulmi ndaj Greqisë do të vazhdojnë më tej, Kombeve të Bashkuara do tu kërkohet natyrisht që të ndërhyjnë. Nëse sovjetikët nuk do të jenë zmbrapsur deri atëherë, ata do të përdorin me siguri veton për çdo plan veprimi në Këshillin e Sigurimit. Me shumë gjasa ky vend do tu drejtohet më pas njësive të marinës detare amerikane në detin Mesdhe dhe tu japë shteteve kukulla të tyre në Ballkan mundësinë për ti dhënë fund sulmit të tyre ndaj Greqisë njëherë e përgjithmonë, ose të pranojnë pasojat krejtësisht të papëlqyeshme. Fatmirësisht, këtu nuk ka asnjë dyshim se veç aksidentit më të rëndë të këtij lloji, kjo lloj vendosmërie do të jetë e mjaftueshme për ta përfunduar këtë detyrë. Megjithatë, kjo do të thotë shumë, pasi kjo lloj vendosmërie duhet edhe të merret parasysh. Që ajo po shqyrtohet me të gjithë seriozitetin e duhur nuk duhet të ketë asnjë dyshim çfarëdo lloj përgënjeshtrimi që mund të ofrohet zyrtarisht.

Ky lajm është publikuar: 17/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›