Rolls Royce Ghost, prezantohet modeli i ri
Pas disa muajsh nga prezantimi i fotografive të modelit të ri Rolls Royce edhe zyrtarisht është paraqitur modeli Ghost, i cili dekorohet me elegancë futuristike dhe komoditet, që është edhe privilegj i kësaj marke ekskluzive të automjeteve.
Në bazë të fotografive të para dhe video incizimeve është e qartë që Rolls Royce Ghost nga pikëpamja vizuale nuk largohet nga koncepti i pranuar shumë mirë i modelit 200EX i cili është paraqitur në fillim të këtij viti në panairin e automjeteve në Gjenevë. Kështu, Ghost i ri në mënyrë specifike kombinon dizajnin e dalluar klasik të Rolls Royce me stilin bashkëkohor i cili në këtë shoqëri të lartë është i domosdoshëm. Ashtu siç është pritur, në pjesën e përparme dominon maska e formësuar veçanërisht e cila thekson pjesën e ftohësit të makinës.
LG BL40 Chocolate
Televizori me ekran të madh, së shpejti në Europë
Tregu europian gjithsesi është i veçantë krahasuar me pjesën tjetër të botës. Çdo ditë e më shpesh këtu po paraqiten modelet e reja më herët sesa në pjesët tjera të botës. Rasti i njëjtë ben fjalë edhe për modelin më të ri të celularit LG BL40 të kompanisë LG. LG BL40 me ekran më të madh në Europë do të paraqitet deri në fund të këtij muaji. Merret vesh se të parët që do të kenë mundësi ta bëjnë të tyrin janë britanikët, të cilët do ta shpërndajnë nëpërmes operatorëve të telefonisë celulare Orange dhe Carphone Warehouse. Si premierë është paraqitur në muajin maj, por këto ditë janë shfaqur edhe disa karakteristika interesante të tij: ekran 4 inçësh VGA me rezolucion 800 x 345 piksela, fotoaparat prej 5 megapikselash, ofron pesë orë bisedë në 3G, 5 në rrjetin 2G, derisa ka edhe Wi-Fi e HSDPA.
Tani për tani nuk ka të dhëna për çmimin.
12 Shtator 2009