E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraguajanët tallen me Maradonën



Shtypi i Paraguait shpërtheu në delir pas shkatërrimit të Kombëtares së vendit të tyre, pikërisht të Argjentinës së Diego Maradonës (1-0). Me kualifikimin në xhep, lojtarët e Garardo Martinos treguan për të përditshmen “Ultima Hora”, atë që i kishin thënë legjendës argjentinase pas ndeshjes: “Hej Maradaona! Ne jemi tashmë në Botëror... Po ju?. Gazeta shkruante: “Nuk kemi ç’të kërkojmë më shumë. Bëmë një ndeshje të madhe, kombëtarja gjeti futbollin e saj, dhe gjunjëzuam as më pak dhe as më shumë, por Argjentinën e Maradonës dhe Mesit”.

Tomasi-Di Kanio, as gol dhe as driblim

Nuk është dashuri, nuk është miqësi, nuk është asgjë. Thjesht nuk ekziston. Sara Tomasi e përgënjeshtroi në mënyrë kategorike për mikrofonat e Sportal.it lajmin e publikuar nga revista e përjavshme “Chi”, se ajo kishte pasur në histori dashuri me ish-kapitenin e Lacios, Paolo Di Kanio. “Nuk ka asgjë midis nesh, - tha me trishtim Sara. - Madje nuk i kam as numrin e telefonit, mund të them se nuk e njoh, në jetën time e kam parë vetëm një herë: e kam takuar rastësisht në stadium. Nuk e kuptoj se përse shkruajnë gjëra të tilla. Është vetëm një budallallëk i shpikur”.

12 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›