E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet shqiptarë në ekranin amerikan



Petrika GROSI
Sot po ju njohim me disa nga yjet shqiptare të skenës dhe ekranit amerikan, prezantues, aktorë dhe aktore të cilët ndoshta i keni parë nëpër filma apo televizion dhe nuk e dinit që ishin shqiptarë. Nuk pretendojmë t’i japim të gjithë dhe jo pa qëllim janë lënë jashtë kësaj liste emra të famshëm si Xhim Belushi apo balerini Toni Dovolani, për të cilët ëshë shkruajtur me dhjetra herë në të kalurën. Të përzgjedhurit tonë të kësaj specialeje në “Albania Weekend” janë Rexhis Filbin, Eliza Dushku, Enver Gjokaj, Masiela Lusha, Piter Malota, Kara DioGuardi dhe Arben Bajraktaraj.

Rexhis Filbin, Ginesi shqiptar i ekranit amerikan

Lindi më 25 gusht, 1931 në Amerikë dhe është një nga personazhet më të njohura të ekranit në SHBA, si dhe një aktor okazional. Ai sidomos mbahet mend për mënyrat e ndryshme të të shprehurit dhe zhvillimin e lojërave televizive në formë spektakli apo reallity show. Që në vitin 1950, Rexhis Filbin është aktivizuar në televizion, madje ai është mbajtës edhe i rekordit Gines për “kohën më të madhe të shpenzuar para një kamere televizive” (deri në vitin 2006, ai numëronte 15 662 orë në transmetim). Filbin është i famshëm në Amerikë sidomos për “Live with Regis and Kelly”, “Who wants to be a Millionaire”, “Million Dollar Password” dhe sezonin e parë të “America's Got Talent”. Rexhis Filbin është me origjinë shqiptare dhe gjithashtu, është kushëri me këngëtaren dhe autoren e këngëve Kara DioGuardi.
Babai i Rexhisit ishte Franku, një marins amerikan me origjinë irlandeze, i cili shërbeu në Paqësor. Ndërsa nëna e Rexhisit quhej Filomena dhe për nga origjina e saj, ishte më shumë shqiptare se sa greke dhe italiane. Shkollimin Rexhis e kreu në
Cardinal Hayes High School në Bronks e më pas, u diplomua për sociologji në Universitetin e Notre Dame. Për një kohë ai shërbeu në flotën amerikane për të vijuar më pas me shfaqjen e tij të parë “The Regis Philbin Show” në televizionin KGTV të San Diegos, Kaliforni. Me diskutime mbi jetën, ngjarjet e përditshme ai e tërhiqte së tepërmi audiencën dhe kjo bëri që rruga mediatike të mos ndalej këtu. Në 1964-n, kur Steve Allen e braktisi shfaqjen e tij, “Westinghouse Tonight Show from Hollywood”, Rexhis u përpoq të merrte drejtimin por nuk u mirëprit nga audienca, ndaj spektakli zgjati veç disa javë.
Në shfaqje kombëtare, Rexhis do të dalë vetëm më 1967-1969 në spektaklin “The Joey Bishop Show”. Nga viti ’75-’83, ai drejton një talk show në televizion lokal (KABC-TV) me Sarah Purcell dhe Cyndy Garvey. Prania e Rexhis Filbin në këtë spektakël e bëri shfaqjen televizive më të ndjekur sipas sondazheve dhe anketimeve të zhvilluara ato kohë. Në vitin 1981, Filbin dhe Meri Hart drejtuan një seri varietesh mëngjesore kombëtare në rrjetin NBC. Shfaqja zgjati për 18 javë. Filbin viton një çmim Emmy në vitin 2001 për drejtimin e talkshow-t. Show tjetër me partneren e tij Kelly Ripa “Live with Regis and Kelly” shënon një tjetër sukses sa i takon audiencës. Kontrata e Filbin me ABC-në në SHBA është shtyrë deri në vitin 2011. Sipas kushteve që i përcaktohen nga kontrata atij nuk i lejohet të angazhohet në rrjete të tjera televizive gjatë kësaj kohe dhe paga duket e kënaqshme, plot 21 milionë dollarë amerikanë.

Eliza Dushku, karriera nis me De Niron, Di Kaprion dhe Shvarcenegerin

Për Eliza Dushkun, pak mbetet për të thënë pasi të gjithë i kanë parë disa prej interpretimeve të aktores të njohur shqiptare në filmat e kinemasë dhe televizionit amerikan. Ajo lindi në Watertown, Massachusetts dhe është e bija e Filip R. Dushkut, një administrator dhe mësues në Boston Public Schools dhe e ish gruas së tij Xhudi, profesore e shkencave politike në Suffolk University të Bostonit. Babai i Elizës është shqiptaro-amerikan kurse e ëma danezo-amerikane. Ajo ka tre vëllezër më të mëdhenj, Aaronin, Benjaminin dhe Nathanielin. Sa i takon shkurtimisht karrierës, Eliza rra në sytë e agjentëve të filmit dhe kinemasë që kur ishte në moshën 10-vjeçare dhe u zgjodh për të luajtur rolin e Lizës me Juliette Lewis në filmin “That Night”. Ndërsa në vitin 1993, ajo do të marrë një rol përkrah Robert De Niros dhe Leonardo Di Kaprios te “This Boy's Life”. Një vit më vonë për Dushkun vjen një tjetër rol, bija adoleshente e Arnold Shvarcenegerit dhe Xhemi Li Kurtisit në filmin “True Lies”. Gjithashtu, më vonë do ta shohim të luajë edhe përkrah Xhim Belushit. Pas përfundimit të Universitetit “G.W.” në Uashington D.C. ajo i rikthehet aktrimit me serialin “Buffy, the vampire slayer”.

Filmografia
1992 That Night, Alice Bloom
1993 This Boy's Life, Pearl
1994 Fishing with George
1995 Bye Bye Love, Emma
1996 Race the Sun, Cindy Johnson
2000 Bring It On, Missy Pantone
2001 Jay and Silent Bob Strike, Back Sissy
Soul Survivors, Annabel
2002 The New Guy, Danielle
City by the Sea, Gina
2003 Wrong Turn, Jessie Burlingame
The Kiss, Megan
2006 The Last Supper
2007 On Broadway, Lena Wilson
Sex and Breakfast, Renee
2008 Bottle Shock, Joe
The Alphabet Killer
The Thacker Case, Monica Wright
2009 Open Graves, Erica
Noah's Ark: The New Beginning Zalbeth (post-production)
2010 Valediction, Renee (post-production)
2011 The Perfect Moment (In development)

Televizion
1998-2003 Buffy the Vampire Slayer
2000-2003 Angel
2002 King of the Hill
2003 Punk'd Herself
Tru Calling (2003-2005)
2005 That '70s Show Sarah 1 episode, "It's All Over Now"
Reading Rainbow Herself 1 episode, "Unique Monique"
2009 Dollhouse

Enver Gjokaj

Përkrah Elizës një tjetër talent shqiptar

Enver Gjokaj u shfaq në ekranin amerikan me filmin “The Express” në rolin e Dennis Quaid, më pas “Taking chance” në rolin e Kevin Bacon, dhe “Eagle eye”. Gjithashtu, ai ka pasur një rol të rregullt në serialin televiziv “Dollhouse”, ndërkohë që ka një tjetër rol në serialin televiziv “The Book of Daniel” si dhe në seritë e “Law & Order: Criminal Intent and The Unit”. Pasi përfundoi me sukses studimet për art në Universitetin e Nju Jorkut që në 2006, artisti shqiptar është aktivizuar në disa filmat televizivë dhe kinematografikë në SHBA dhe duket se premton vazhdimësi në të ardhmen.

Masiela Lusha, bjondina nuk ndalet drejt Hollivudit

Ajo lindi në Tiranë por më pas familja e Masielës u transferua në Budapest të Hungarisë dhe prej andej, në Austri. Në moshën shtatë vjeçare Masiela Lusha mbërriti bashkë me familjen e saj në Miçigan. Ajo kreu shkollën e mesme dhe më pas kolegjin në Kaliforni. Aktualisht Masiela jeton në këtë shtet dhe që nga 2007 ka ngritur një kompani produksioni siç është “Illuminary Pictures”. Filmi i parë për Masielën do të vijë në vitin 2000, “A father’s love”, në rolin e Lizës. Në 2003 ajo merr rolin e Karmen Lopez dhe po në të njëjtin vit, Lusha bën zërin e karakterit të animuar, Nina, të serive “Clifford's Puppy Days”. Ajo merr pjesë dhe në episodet e para të “Law & Order: Criminal Intent” si dhe në filmat “Muertas” (2007) dhe “Time of the comet” (2008). Këtë vit Masiela portretizon Sharonin në filmin aksion “Blood: The Last Vampire”.

Filmografia
2000 Father's Love, Lisa
2001 Summoning, Blonde girl
2002 Las muertas, Juarez Aracelli
2004 Cherry Bomb, Kim
2007 Muertas Araceli
2008 Time of the Comet, Agnes
2009 Blood: The Last Vampire, Sharon

Piter Malota

Shqiptari ndeshet dhe luan përkrah Van Damit

Peter Malota lindi në Malësinë e Madhe më 28 gusht 1958. Ai është më tepër i njohur për publikun amerikan nëpërmjet tre interpretimeve të tij në filmat e Zhan Klod Van Damit. Në vitin 1985, Piter debutoi në filmin e tij të parë si një pjestar i një grupi gangësterësh në filmin “Los Angeles Streetfighter”. Në vitin 1991, Piter nis të punojë me Van Damin. Filmi i parë i këtij bashkëpunimi ishte “Double impact”, ku shqiptari luan rolin e një vrasësi që ishte shume i zoti me thikat që nxirrte nga këpucët. Filmi i dytë është “Nowhere to run” (1994), kurse filmi i tretë për Piterin është “The quest”, viti 1996, ku ai luan rolin e kampionit spanjoll, me të cilin Van Dami do të ndeshet gjatë turneut. Pas pesë vitesh shkëputjeje, Piteri rikthehet sërish për të punuar me Van Damin te filmi “The Order” (2001)
Aktualisht, Piter Malota e ka rezidencën në Miçigan, ku jem mësim mbi artet marciale dhe më konkretisht, specialitetin e “Tae Kwon Do”.

Kara DioGuardi

E bija e kongresmenit republikan që shkruan këngë për Aguilerën dhe Britni Spirs

Kantautorja Kara DioGuardi lindi në Ossining të Nju Jorkut dhe është e bija e kongresmenit republikan Jozef J. DioGuardi dhe Karol Asseltës. Aktualisht Kara është një kanautore profesioniste në SHBA. Mjaft këngë të shkruara apo bashkëshkruara nga Kara DioGuardi kanë rezultuar suksese ndërkombëtare dhe janë renditur në toplistat botërore që nga viti 1999. Këngët e saj ndodhen në 56 albume të ndryshme dhe nëse llogarisim shitjen e tyre, në 100 milionë kopje. Kara ka punuar për një këngë edhe me Celine Dion, ndërkohë që në vitin 2006, ajo është bashkëautore e 12 këngëve, ndër 13 këngë që përmbante i gjithë albumi i Kristina Aguilerës.
Në vitin 2007 Kara punoi me shumë artistë të njohur mes të cilëve veçojmë Britni Spirs, për të cilën DioGuardi shkruajti dy këngë “Ooh Ooh Baby” dhe bëri “Heaven on Earth”.

Arben Bajraktaraj

Aktori i pengmarrjes shqiptare - “Taken”

Arben Bajraktaraj quhet djali nga Tropoja, i cili që në vitin 2000 është aktivizuar në disa prej filmave amerikanë ku mjaft të përmendim më të njohurin; “Taken” (filmi që kohët e fundit u shfaq premierë edhe në Shqipëri nga Kinemaja “Kristal”), për të kaluar te filmi më i fundit “Verso” (2009), apo te “Harry Potter and the Order of the Phoenix” (2007), “Sex Traffic” (2004) dhe “La mecanique des femmes” në vitin 2000.

12 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›