E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma e huazon Gagon

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 20:41

Roma e ka huazuar Fernando Gagon në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës, i cili përfundoi të mërkurën mbrëma. Përfaqësuesi argjentinas nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho, kështu që ai do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Ekipi nga Serie A e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të lojtarit pas një viti. Roma është ekipi më i përforcuar në Itali.

Giallorossët të mërkurën u përforcuan edhe me mbrojtësin e Wolfsburgut, Simon Kjaer dhe me mesfushorin e Olympique Lyon, Miralem Pjanic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›