E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leverkusen eliminohet nga Kupa

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 15:44

Bayer Leverkusen humbi epërsinë e tre golave të shtunën, duke u mposhtur 4-3 pas lojës shtesë nga Dynamo Dresden në rrethin e parë të Kupës së Gjermanisë.

Nënkampioni i Bundesligës u duk se kishte përmbyllur ndeshjen duke qenë në epërsi 3-0 në fillim të pjesës së dytë.

Mirëpo, skuadra nga liga e dytë Dresden u kundërpërgjigj. Ata barazuan rezultatin, ndërsa Alexander Schnetzler realizoi golin e fitores për ta në minutën e 117-të.

Në rrethin e parë u eliminuan edhe Werder Bremen dhe Wolfsburg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›