E Diel, 1 Nëntor 2026

Roman Polanski paguan 4.5 milionë dollarë për të dalë nga burgu



Roman Polanski pritet të lirohet ditën e sotme nga burgu, pasi ka rritur garancinë në 4.5 milionë dollarë (afër 3 milionë euro), aq sa kanë kërkuar autoritetet zvicerane. Regjisori 76-vjeçar do të transferohet në arrest shtëpiak në Gstad, ku do të duhet të mbajë një byzylyk elektronik për t’u monitoruar deri në momentin që të merret vendimi nëse ai do të ekstradohet në SHBA, për të vuajtur dënimin, si pasojë e marrëdhënieve seksuale që ka pasur me një vajzë 13-vjeçare në vitin 1977. Polanski, i cili u arrestua në shtator gjatë pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit në Cyrih, u pajtua javën e kaluar të paguante garancinë e kërkuar, mirëpo ai nuk është lëshuar derisa autoritetet i kanë marrë të gjitha paratë.

4 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›