Poeti Janis Ricos, tri ditë veprimtari për artistin e fjalës, ngjyrës dhe tingullit
Izaura Ndoj
Poezia duhet të jetë një prijës lufte dhe lumturie, një armë në duart e luftëtarit dhe një flamur në duart e lirisë, kështu shkruante poeti i shquar grek Janis Ricos, i cili është cilësuar si një ndër më të mëdhenjtë e shekullit të njëzet. Emri i tij i përket një prej figurave më të njohura të poezisë greke, i cili është i njohur dhe në vendin tonë me krijimtarinë e tij. Pas mbrëmjes poetike në muajin qershor, për nder të poetit të madh të Greqisë Janis Ricos, krijimtaria e tij shumëdimensionale është projektuar për tri ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar. Shumë prej aspekteve të veprës së Ricos; poezia, piktura dhe muzika, janw shpalosur me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij, si një rast më shumë për të rizbuluar krijimtarinë e tij, kësaj radhe duke e parë më thellë në këndvështrimin human e artistik. Për nder të këtij emri të njohur të poezisë greke, Ministria e Kulturës në Greqi e ka shpallur vitin 2009 si Viti Janis Ricos. Poezia e Ricos-it shquhet për gjerësinë e ndjenjës së mendimit, për pasionet e fuqishme luftarake, larminë e pafund të pamjeve, variacioneve të motiveve, figurave, ritmeve të brendshme, duke paraqitur një botë të trazuar, brenga, ligjërime, himne, marshe për njeriun e thjeshtë grek. Nga Ministria e Kulturës Greke këtë vit janë bwrw aktivitete të ndryshme kulturore mbi dhe për poet. Aktivitetet pwr nderw tw Ricos nuk janë zhvilluar vetëm nw Greqi, por janë shtrirë dhe në disa vende të tjera të Evropës, dhe duke ditur se ky poet njihet shumë në Shqipëri dhe është përkthyer nga emra të njohur në vendin tonë si Besnik Mustafaj, Sipro Çomora, Aurel Plasari, Dhambro Ruci etj. Ndërkohë që në vitet 60 letërsia greke dhe vepra e poetit të njohur grek hynë në vendin tonë, duke u sjellë në gjuhën shqipe nga emra të njohur përkthyesish. Tw mwrkurwn mbasdite, studiues grekë dhe shqiptarë paraqiten aspekte të rëndësishme të poezisë se Ricosit, ku mes të tjerave, në kuadër të temës “Ricos si poet”, u lexua edhe përshëndetja e bijës se poetit, si dhe u recituan krijime të tij nga aktoret e mirënjohura Margarita Xhepa dhe Ema Andrea. Po kështu, aktivitetet për nder të tij kanw vijuar edhe mbrwm.Të paktën 100 artistë, bashkë me nxënës së kolegjit grek “Arsakeio”, kanw sjell pjesëza nga krijimtaria e të madhit Ricos, përmes interpretimeve të tyre. Me këtë rast, organizuar nga Ambasada Greke dhe Fondacioni Grek i Kulturës në Tiranë, si dhe mbështetur nga Akademia e Arteve në Tiranë dhe TOB, wshtw mbajtur konferenca hapëse e këtij aktiviteti që ka vijuar më tej me ekspozita, koncerte, referate për lirikën, poezinë dhe patriotizmin e Ricosit etj. “Ndërsa e projektojmë në ardhmëri përmbajtjen e thellë humaniste e patriotike të Ricos, jam i nderuar që marr pjesë në 100-vjetorin e lindjes së këtij poeti që ka prekur pragun e përjetësisë, për sa kohë që vlerat e kësaj poezie do të jenë rrezatuese për brezat që do të vijnë”, tha në fjalën e tij kreu i Teatrit të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko. Nga ana e tij, rektori i Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë, Petrit Malaj, tha se Ricos është i njohur me kohë në vendin tonë, por promovimi i veprës së tij shumëdimensionale; poezi, pikturë dhe muzikë, në qershor, dhe aktivitetet e radhës së dhjetorit; përbën një vlerë jo vetëm për kombin grek, por edhe për atë shqiptar. “Kur kam qenë student, shfletoja poezitë e Janis Ricos, me dëshirën e madhe që ato të ishin pjesë e provimeve tona”, tha Malaj, duke shtuar se tanimë për studentët Ricos do të jetë pjesë e programit.
Kush është Janis Ricos
Janis Ricos lindi në Monemvasia në vitin 1909 dhe vdiq në Athinë në 11 nëntor të vitit 1990. Vepra e tij përmban 120 botime, shumica të përkthyera në 18 gjuhë të ndryshme. Përmbledhja e parë poetike, “Traktor” e vitit 1934, bëri përshtypje për idetë e reja, për autencitetin dhe pasurinë e shprehjes, sidomos në qarqet përparimtare greke. Titulli nuk ishte aspak i rastit pasi simbolizonte ndryshimet e mëdha progresiste. Në përmbledhjen e dytë të tij, “Piramida” (1936) poeti paraqitet si një “poet shoqëror”, shqetësimi dhe frymëzimi i të cilit përfshin larminë e jetës së përditshme, shqetësimet dhe dramat njerëzore, luftën për lirinë dhe dashurinë. Më pas vjen “Epitaf” (1936), vepër e frymëzuar nga turbullirat e Selanikut dhe përleshjet e punëtorëve. Muzika që Mikis Theodhorakis kompozoi mbi këto vargje, do të ishte shkëndija e revolucionit kulturor në Greqi. Poezia e Ricos-it shquhet për gjerësinë e ndjenjës së mendimit, për pasionet e fuqishme luftarake, larminë e pafund të pamjeve, variacioneve të motiveve, figurave, ritmeve të brendshme, duke paraqitur një botë të trazuar, brenga, ligjërime, himne, marshe për njeriun e thjeshtë grek. “Poezia duhet të jetë një prijës lufte dhe lumturie, një armë në duart e luftëtarit dhe një flamur në duart e lirisë”, shkruante poeti i famshëm grek. Janis Ricos, cilësohet si një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX-të. Krijimtaria e tij la gjurmë të thella në letërsinë e shekullit të kaluar, jo vetëm në Greqi, por edhe më gjerë në Evropë. Vepra e tij e parë është shqipëruar në fillim të viteve ‘60 dhe në vite ajo është pëlqyer veçanërisht nga publiku shqiptar. Ministria e Kulturës në Greqi e ka shpallur vitin 2009 si “Viti Janis Ricos” dhe në këtë kuadër, aktivitete për nder të këtij poeti do zhvillohen jo vetëm në Greqi e Shqipëri, por edhe në disa vende të tjera të Evropës. Në vendin tonë, janis Ricos është përkthyer nga emra të njohur, si Besnik Mustafaj, Aurel Plasari, Spiro Çomorra, Llambro Ruçi etj.
“U lindëm që të takoheshim”, një dokumentar për jetën e veprën e Ricos
Në kuadër të shumë veprimtarive kulturore që po zhvillohen në nder të veprës së tij, në Teatrin Kombëtar gjatë muajit qershor është realizuar gjithashtu një tjetër aktivitet, nën emrin “U lindëm që të takoheshim”. Përveç perfomacave poetike, muzikore interesant ishte edhe shfaqja e një filmi dokumtar, i cili i kushtohej poetit Ricos. Regjisori i kësaj veprimtarie kulturore ishte Andon Koço është shprehur se nga ana regjisoriale çdo gjë është mbështetur në madhështinë e veprës së tij. Ai tregon se vepra e Ricos është unikale ashtu si poezia apo arti poetik është i tillë në të gjithë botën. Ky lloj arti dhe madhështia e Janis Ricos shkrihet në të gjithë vargjet e tij poetike, në të gjithë prozën e tij, quhet universaliteti i tij botëror. “Nëse ne i referohemi veprës së tij, janë 120 botime që janë botuar në 18 gjuhë të botës, në të njëjtën kohë ka dhe një hapësirë që të jep mundësi që vepra e tij të vijë rrjedhshëm edhe në skenë në dekorin e artistëve dhe aktorëve. Ky kompleks elementesh artistik përbën dhe atë që quhet trajtim në skenë, i cili do të vijë nëpërmjet vargjeve poetike të cilat do të inskenohen në skenë, duke u shoqëruar me lajtmotivet muzikore, projeksioni dhe të njëjtën kohë ky lajtmotiv vjen nga gjuha e kompozitorit të famshëm grek Mikis Teodorakis, i cili ka bërë kompozime mbi vargjet e tij poetike”,- është shprehur për mediat regjisori Andon Koço. Ndërsa përsa i përket dokumentarit, që është shafqur në këtë aktivitet, të titulluar “U lindëm që të takoheshim” duhet thënë se ai erdhi si një realizim nga Qendra e Bibliotekës Kombëtare të Greqisë, ku montazhi është kryer në vendin tonë. Dokumentari përmbante një pjesë të jetës së tij që nga lindja e tij, në disa momente kalon në disa etapa ku përfshihen fëmijëria e tij. Vetë organizatorët janë shprehur se ata janë përpjekur që më shumë në këtë dokumentar të preknin shpirtin human, njerëzor, jetën e tij, shpirtin i tij i piktorit, të pianistit etj.
4 Dhjetor 2009