Kejti Holms, shtatzënë për të fituar para?
Nuk mund të flitet për instinkt të vërtetë prej nëne, mania e aktores Kejti Holms, e cila mendon të mbetet shtatzënë. Motivi? Bashkëshortja e Tom Kruis ka pranuar të mbetet shtatzënë me një fëmijë të dytë, brenda vitit 2010, në këmbim të 75 milionë dollarëve që ia ka premtuar Tom. Sipas gazetave amerikane kjo është një kontratë e vërtetë biznesi pa menduar gjatë për një familje të lumtur. Për Tom Kruis dhe Kejti Holms mendohej se nuk do të kishte një lidhje shumë të gjatë. Pas tre vitesh martesë, të dy kanë një karrierë të pasur, personalitet dhe dinjitet të veçantë. Një mike e çiftit thotë se Kejti tani jo vetëm që nuk ndihet thjesht si zonja Kruis, por pavarësisht divergjencave me të shoqin ajo ruan një personalitet të fortë dhe madje është e sigurt në pritjen e një tjetër fëmije. Arsyeja? Shumë e thjeshtë: të fitojë shumë para.
4 Dhjetor 2009