E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The ugly truth”, e vërteta mes burrave dhe grave, ne kinema Millennium!



Sipas disa njerëzve, burrat kanë zbritur nga Marsi ndërsa gratë nga Venusi. Të tjerë mendojnë se burrat e gratë janë të barabartë. E vërteta e vështirë apo e hidhur zbulohet nga regjisori Robert Luketic (i njohur për filmat e tij “Legally Blonde”, “Ëin a Date ëith Tad Hamilton”, “21”) në komedinë romantike “The ugly truth” që ka për protagonistë Katherine Heigl e Gerard Butler të cilët konfrontohen për dashurinë në një betejë mes sekseve deri në batutën e fundit. Filmi i cili është nominuar në kategorinë e komedisë më të mirë, por edhe aktoren më të mirë në Teen Choice Aëard 2009, vjen edhe për publikun shqiptar në kinema Millennium prej datës 3 dhjetor. Abby Richter është një producente e suksesshme e një emisioni mëngjesi. Ajo po kërkon shumë tek një burrë, thuajse përsosmërinë. Kur shikueshmëria e programit të saj fillon të bierë, drejtuesit e televzionit i kërkojnë që t’i japë hapësirë një opinionisti cinik i cili premton se do të zublojë të vërtetën mes burrave dhe grave dhe sesi dy palët duhet të reagojnë ndaj njëri- tjetrit. Abby nuk shkon aspak mirë me opininistin Mike Chadëay, por megjithatë i kërkon ndihmë madje i ndjek këshillat e tij kur bëhet fjalë për fqinjin e saj Colin të cilin e ka shumë për zemër. Këtë histori dhe këto personazhe i mishërojnë në film dy aktorë mjaft të preferuar aktualisht për Holivudin sic janë Katherine Heigl dhe Gerard Butler. E kush më mirë se Katherine Heigl mund të mishëronte protagonisten Abby? Një bjonde e sofistikuar,aktore e lakmuar sidomos në komedi, por edhe në zhanre të tjera filmi ku ka pasur mjaft sukses madje ka fituar edhe cmimin Emmy për rolin e Izzie Stevens në Grey's Anatomy. Duket se Heigl ka pasur disa arsye për të pranuar komedinë “The Ugly Truth”. “Jam tridhjetë vjec dhe më pëlqejnë komeditë e këndshme, të thjeshta dhe të qarta si kjo. Ndiej se më pëlqen të tregoj histori për brezin tim”- shprehet ajo. Përballë Heigl ësthë një tjetër yll i ri i Hollivudit, ndonëse është një britanik 40 vjecar. Gerard Butler shpjegon kështu pjesmarrjen e tij në komedi:”Aspekti qe me ka pëlqyer menjëherë tek të dy personazhet është se nën petkun e komedisë ata janë të vërtetë, njerëzorë dhe mjaft të zakonshëm. Ka shumë nga vetja ime tek Mike, sepse edhe mua më pëlqen të zbavitem dhe të bëj shaka e ndonjëherë të bëj edhe si lolo”. E teksa tema e filmit e çon drejt debatit për dallimet mes burrave e grave, aktorja rrëfen: "Shpresoj gjallërisht që portreti që filmi u bën burrave dhe grave është paksa i tepruar" ka deklaruar aktorja. "Nuk mund të flas për burrat sepse nuk njoh shumë si Mike Chadëay; në fakt njoh shumë që duan të bëjnë shaka në të njëjtën mënyrë, por mendoj se në fundit të fundit ata nuk janë seriozë. Por mund të them se shumë gra do të gjejnë veten tek Abby dhe në sjelljen e saj dhe maninë për të kontrolluar vazhdimisht veten. Edhe pse mund të duket pak e zmadhuar në film është e pamundur të mos gjesh kudo gra të tilla.

4 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›