E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia kërkon akses në Durrës



“Shqipëria do të përfitonte nëse një pjesë e infrastrukturës së portit të Durrësit do ta shfrytëzonte edhe Maqedonia”. Kështu është shprehur në Prishtinë ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milososki, gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij kosovar, Skënder Hyseni. “Ka një interes të përbashkët për të dy vendet, nëse shfrytëzojnë infrastrukturën. Por duhet të punojmë për zhvillimin e Korridorit të tetë, sepse një shfrytëzim maksimal i portit, mund të negociohet, pasi të ndërtohet hekurudha që lidh Shkupin me Durrësin. Ky është prioritet i Qeverise sime për vitet e ardhshme”, tha Milososki.
Dje në Prishtinë presidenti Sejdiu, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milososki, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, morën pjesë në përurimin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›