Iniesta, 400 paraqitje me Barcelonën

Andres Iniesta është vetëm një ndeshje larg paraqitjes së 400-të jubilare për Barcelonën, dhe mund ta bëjë atë në udhëtim te Levante të shtunën.
27 vjeçari debutoi për ekipin e parë nën drejtimin e Louis van Gaalit në tetor 2002 dhe prej atëherë është zhvilluar në njërin prej futbollistëve kryesor të gjigantit madrilen.
Deri më tani, Iniesta është paraqitur në 266 ndeshje në La Liga, 77 në Ligën e Kampionëve, 40 në Copa del Rey, tri në Kupën UEFA, dy takime të Superkupës së Evropës, gjashtë duele të Superkupës së Spanjës dhe pesë ballafaqime në Kampionatin botëror të klubeve.