Rome fitojne Gjokovic e Ferrero

Numri një i botës në tenis për meshkuj, Novak Gjokoviç e nisi me fitore mbrojtjen e titullit në Masterin e Romës. Serbi mposhti në dy sete me shifrat 6-3 6-3 australianin Bernard Tomiç në raundin e dytë.
Ndeshja nuk kishte aspak histori dhe pasi humbi setin e parë, Tomiç, i cili më parë kishte mposhtur kolumbianin Santiago Giraldo, vetëm e duartrokiti Gjokoviç, që tregoi të gjithë klasin e tij.
Tashmë tenisti serb pret të mësojë emrin e kundërshtarit në turin e 1/16-ave, ku do të ketë përballë njërin ndërmjet çekut Radek Stepanek ose argjentinasin Huan Monako.
Ndërkohë, spanjolli Huan Karlos Ferrero regjistroi surprizën e raundit të dytë, duke mposhtur numrin 13 në botë, Gael Monfils nga Franca me rezultatin 7-5 6-3.
Numri 4, Endi Mërrei e fesoti 25-vjetorin e lindjes me një triumph të vuajtur përballë argjentinasit David Nalbandian, një duel që zgjati dy orë e 37 minuta. Ndërkohë, francezi Xho-Uilfrid Tsonga mposhti 6-3, 6-2 serbin Viktor Troiçki duke u kualifikuar edhe ai në raundin e tretë.