E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi 9 vjeçar, mësuesit: Rishikoni tekstet shkollore

Për një pjesë të teksteve në arsimin 9 vjeçar lind nevoja e rishikimit. Analiza nga ana e mësuesve ka nisur në qershor dhe përsëri ata hezitojnë të japin një mendim të qartë lidhur me nivelin e teksteve. 

TIRANE- Pas më shumë se një muaji fillimi i mësimit në arsimin 9-vjeçar vihen re disa probleme lidhur me tekstet, një pjesë të së cilave do të lindte nevoja për rishikim. Sipas mësuesve ngarkesa në lëndë të caktuara është shumë e madhe, ndërsa temave mësimore me rëndësi nuk u jepet kohë e mjaftueshme për tu trajtuar, duke krijuar rrjedhimisht vështirësi në asimilim madje dhe në nivelin e nxënësve mesatarë. Ministria e Arsimit vendosi që për çdo lëndë të ketë tekste alternative ku shkollat mund të përzgjedhin ato të caktuara. Kjo ka bërë që në shumë shkolla mësuesit të vihen në vështirësi para teksteve që shpesh tregojnë edhe mungesë etike në të shprehur. Përveç mangësisë së theksuar në tekste, nxënësit duhet të përballen edhe me një tjetër problem, atë të mungesës së kualifikimit në disa mësues që japin seanca mësimore në klasa më të larta se sa kualifikimi real i tyre.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›