Gabimi me trifazorin në Tiranë, vdes në shtyllë elektricisti
TIRANE - Elektricisti vdes në shtyllë pasi kishte shkuar të riparonte një defekt në linjën trifazore të lagjes së tij.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 7:30, kur Nazmi Lici, 50 vjeç, banues në Tufinë, ka mbetur i djegur rëndë nga një linjë trifazore e që kalonte pranë lagjes së tij, e cila kishte pësuar defekt. Sipas policisë, Nazmi Lici, ishte angazhuar të riparonte defektin në shtyllë, menjëherë sapo ka mësuar se një zonë në lagje kishte defekt në linjën tri fazore të furnizimit. Menjëherë ai ka marrë mjetet dhe ka shkuar pranë kabinës elektrike që mbulonte zonën. Ai fillimisht ka ulur levën e linjës që kalonte në shtyllën me defekt. Por sipas burimeve të policisë gabimi i tij, ka qenë se ka ulur levën për dy fazat, ndërsa linja e fazorit të tretë ka mbetur aktive. Pikërisht kjo e fundit sipas policisë i ka shkaktuar atij edhe djegien në trup, sapo ka prekur fijet që përçojnë energjinë. Elektricisti është ulur nga të afërmit dhe persona të tjerë, që e ndiqnin në riparimin e defektit dhe menjëherë është nisur në drejtim të spitalit civil, ku ka mbërritur i gjallë. Djegiet e rënda që elektricisti 50- vjeçar kishte marrë në trup dhe në krahë, nuk i kanë lënë asnjë mundësi për të mbijetuar. Për vdekjen e tij, është njoftuar policia e Komisariatit nr.4, e cila ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes. Policia ka konkluduar se vdekja e Licit, ka ndodhur për shkak të djegieve të rënda në trup e krahë. Sakaq, policia ka marrë dëshmitë e personave të ndryshëm në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se viktima, kishte lënë pa ulur një prej levave që dërgonin energji në shtyllë. Kjo ka shkaktuar dhe kontaktin me rrymën elektrike, që ka djegur elektricistin 50-vjeçar banues në Tufinë. d.b