E Diel, 1 Nëntor 2026

Strukturat serbe në Veri, vazhdojnë të sfidojnë rendin ligjor, në Jarinjë vendosen sërish barrikadat

11-03-2012 / Gazeta 55

Disa automjete të EULEX-it janë penguar nga serbët lokalë  për të shkuar në vendkalimin kufitar Jarinjë të shtunën në mbrëmje në vendin e quajtur Dolani, në komunën e Zveçanit. Lajmin e kanë bërë me dije mediat serbe. Automjetet e EULEX-it pas një qëndrimi të shkurtër janë kthyer prapa duke u shoqëruar nga policia e Kosovës kanë shkuar për në drejtim të Zubin Potokut.
Ky bllokim i lëvizjes së lirë të EULEX-it është i katërti me radhë në ditët e fundit. Sipas gazetës serbe “Blic” përfaqësuesit e Kuvendit të komunës së Zveçanit theksojnë se me përfaqësuesit e KFOR-it dhe të EULEX-it kanë arritur të shtunën një marrëveshje, që lejon kalimin e tre automjeteve vetëm me përfaqësues të misionit të BE-së në Kosovë.
Të mërkurën e ardhshme, sipas mediave serbe, duhet të mbahet mbledhja e rregullt e përfaqësuesve të serbëve lokalë dhe të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›