Romët përleshen përpara komisariatit
Dy fise rome janë përfshirë në një sherr të madh përballë godinës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit. Shkak është bërë një ngjarje e ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Drizë të Komunës Qendër në Rrethin e Fierit, lagje ku jetojnë dhjetëra familje të komunitetit rom. "Molla e sherrit" mes romëve, që ka angazhuar me shërbime ekstra policinë, ka qenë konstatimi i kryerjes së marrëdhënieve seksuale mes një vajzë 12-vjeçare dhe një djali një vit më të madh se ajo.
Denoncimi
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Fierit mësohet se 12-vjeçarja S.Dajlani, e shoqëruar nga nëna dhe gjyshja, i janë drejtuar Komisariatit të Fierit mbrëmjen se enjtes rreth orës 19:00. Në brendësi të mjediseve të komisariatit kanë hyrë vetëm vajza dhe nëna e saj. Mësohet se vogëlushja ka denoncuar se një banor i fshatit Drizë, ku banon dhe gjyshja e saj, e ka përdhunuar pasditen e së enjtes. Vajza ka rrëfyer në polici se I. Hazizi, një djalë 13 vjeç, e kishte ndjekur nëpër rrugicat e lagjes, kur ajo kishte blerë bukë dhe duke përfituar nga errësira dhe mungesa e kalimtarëve e ka përdhunuar.
Vajza kishte pak ditë që kishte shkuar me pushime te gjyshja në Drizë, ndërsa vetë jetonte në Tiranë. Vajza, nxënëse e klasës së gjashtë është kontrolluar edhe nga mjeku gjinekolog, që ka konstatuar se ajo nuk ishte e virgjër.
Arrestimi
Pas marrjes së denoncimit nga vogëlushja dhe nëna e saj, policia i është drejtuar banesës së autorit të akuzuar, 13-vjeçarit I. Hazizi. Policia e ka gjetur në shtëpi fëmijën e akuzuar për veprën e rëndë. Atij i janë vënë menjëherë prangat dhe është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Fierit. Konfirmohet se gjatë marrjes në pyetje, 13-vjeçari ka pranuar që e njihte vogëlushen që e denoncoi për përdhunim, por nuk ka pranuar aktin që pretendohet se është kryer ndaj saj.
Si një njeri më i madh në moshë, I. Hazizi i ka thënë oficerit që e ka marrë në pyetje se "nëse jam autor, më dënoni edhe me 25 vjet burg, ja këtu më keni!". Vogëlushi nuk është lënë i lirë edhe një ditë më pas, deri sa të dalë dhe raporti përfundimtar mjekoligjor. Burimet policore tregojnë për "Shqip" se mbi të mund të rëndojë akuza e "marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura". Edhe pse ai nuk ka moshë për të qëndruar në burg, burimet policore pohojnë se do ta mbajnë në qeli deri në zbardhjen e ngjarjes dhe provimin e të gjitha dëshmive.
Sherri mes familjeve
Kjo ngjarje e nisur në fshatin Drizë ka vijuar në sheshin përballë godinës së Policisë së Fierit. Fiset e të dy të miturve të përfshirë në këtë ngjarje të pazakontë janë mbledhur pranë policisë që në momentet e para të publikimit të saj. Gjyshja e vogëlushes, e cila është bërë edhe denoncuese e rastit, është shprehur me lot në sy se nuk do ta falte kurrë këtë veprim. "Ne jemi romë, por kemi dinjitet. Nuk na tregon dot me gisht asnjë", tha Zarikoja. Por ndërsa gjyshja Zariko dhe të afërmit e saj artikulonin akuza për palën tjetër, të afërmit e 13-vjeçarit të vënë nën akuzë janë përgjigjur me kundërakuza. Situata përpara Policisë së Fierit është acaruar keq dhe midis anëtarëve të dy fiseve ka pasur edhe përleshje.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të mbajtur larg anëtarët e dy fiseve që akuzojnë njëri-tjetrin për përdhunim dhe për shpifje. Familjarët e vajzës kërkojnë me çdo kusht dënimin e 13-vjeçarit, që e akuzojnë për përdhunim, ndërsa të afërmit e tij akuzojnë familjen tjetër se e ka shpikur këtë histori për t‘i martuar me detyrim dy fëmijët. Martesat në moshën 12-13 vjeçare nuk janë gjë e pazakontë për anëtarët e komunitetit rom, gjë që e ka marrë parasysh edhe policia për të vlerësuar maksimalisht dyshimet për përdhunim të kryer nga një fëmijë kundrejt një fëmije tjetër.