Romina: Jam bërë për "Gines" prej nominimeve
Surpriza që kishte përgatitur Big Brother për banorët, darka shik, ishte ajo që i mrekulloi dhe i kënaqi të gjithë. Astriti nuk harron të ngrejë një dolli për vajzat e reja, ndërsa Arbri ngre dolli për të gjithë grupin që ka mbetur ende brenda mureve të "Big Brother". Nuk ka munguar edhe fjala e Olsit për Najadën, i cili ngre për të një dolli dhe shton se është e përkryer. Me Olsin është bashkuar edhe Astriti, i cili thotë se Noçe është një tip shumë i veçantë.
Banorët diskutojnë për surprizat dhe eksperiencat e ndryshme që kanë kaluar në shtëpi.
Romina me shaka u thotë banorëve që duke e kandiduar kaq shpesh e kanë futur te libri "Gines". Dorina i thotë se e kandidojnë Rominën për të mos kandiduar ndonjë tjetër, sepse e dinë që Romina nuk del.
Pas kësaj, Romina krenare u deklaron të tjerëve, duke u thënë se kush del në kandidim me të, humbet.
Për Najadën me Dorinën ka ardhur çasti i sqarimeve. Najada e pyet se përse nuk është e lirshme në të folur dhe veprime dhe është e mendimit se Dorina sforcon veten dhe do të bëhet tërheqëse. Dorina e sqaron se tipi i saj është ashtu dhe nuk mund të ndryshojë dot, megjithatë ajo e siguron Noçen mbi thjeshtësinë e saj, por Najada nuk ka pasur kohë për ta njohur. Dorina i shpjegon Najadës arsyet e veprimeve të saj. Në debat hyn edhe Jonida, e cila e mbështet mendimin e Noçes për Dorinën.
Romina, Poli dhe Olsi flasin për Shkëlqimin. Poli nuk e fsheh keqardhjen e tij për daljen e Shkëlqimit. Romina thotë se e kishte paralajmëruar dhe se Shkëlqimi mori atë që meritonte, ndërsa për Ervisin i vjen keq, sepse ai e pësoi ngaqë rrinte me Shkëlqimin. Romina pohon se ka qenë një javë shumë stresuese dhe se kur kapet me dikë, kërkon të fitojë dhe jo kot. Megjithatë, tashmë ajo nuk ndihet fare e rrezikuar, duke i thënë Dorinës të mos ta llogaritin Romin të kandiduar, por të kujdesen për veten e tyre. Olsi tregon për idetë e tij të garës brenda shtëpisë. Arbri mendon se në këtë pikë që kanë arritur duhet të ndihen të gjithë të vlerësuar nga publiku.
Poli u tregon të tjerëve për surprizën që i bënë atij, duke futur Inën në magazinë.
Mëngjesi
Banorët e "Big Brother" po zgjohen një e nga një. Astriti ndodhet në kopsht duke bërë stërvitjen e mëngjesit. Pas pak me të bashkohet edhe Olsi, i cili kujdeset për mëngjesin e Bigut. Pas tij zgjohen edhe Romina, Besarta, Arbri, Poli dhe Dorina. Tashmë Olsi ndodhet në kuzhinë, duke përgatitur mëngjesin dhe bisedon me Rominën. Besarta është afruar te Romina dhe i tregon për ëndrrën që ka parë se Shkëlqimi do largohej, dhe me sa duket ëndrra i doli. Olsi kthehet në dhomën e gjumit dhe mundohet të zgjojë Najadën me të puthura. Olsi i ka tundur bateritë Dorinës në vesh kur ajo ende po flinte. Pasi është zgjuar, ajo shkon tek Olsi dhe ankohet se ai nuk ka punë tjetër veçse të bëjë rolin e orës me zile që në pikë të mëngjesit. Por edhe ironia nga ana e Olsit nuk ka munguar.
Romina nga ana tjetër ka lyer flokët me sprajt, Besarta e ndihmon.
Buxheti javor
Banorët janë mbledhur në dhomën e ndenjes për të dëgjuar komunikimin e buxhetit javor. Është Dorina ajo që lexon komunikimin. Ngacmimet e Olsit ndaj saj nuk kanë munguar. Ai i thotë Dorinës të çohet në këmbë për të lexuar, se ajo mezi kuptohet kur lexon. Të gjithë janë të gëzuar se buxheti u është shtuar në masën 50%, pasi kanë fituar provën e javës. Banorët fillojnë diskutimet mbi shpenzimet që do të bëjnë. Si gjithmonë më problematike është blerja e cigareve, për të cilat nuk bien dakord. Olsi thotë se ata gjithmonë ia kanë dalë mbanë, madje edhe me buxhet të përgjysmuar, kështu që nuk ka arsye të debatojnë tani që buxheti është shtuar. Pasi kanë sqaruar punën e cigareve, shumica e banorëve kanë dëshirë të marrin edhe peshk dhe karkaleca, por jo të gjithë e hanë dhe jo të gjithë janë dakord. Diskutimet mbi buxhetin dhe blerjen e produkteve ushqimore vazhdojnë.
Najada për veten
Banorët kanë dalë në kopsht dhe secili flet për veten dhe familjen e tij. Ata tregojnë për situata komike në familjet e tyre. Banorët flasin për kontrollin prindëror ndaj fëmijëve dhe të ardhurave. Najada tregon për veten e saj, që është shumë dorëlëshuar. Najada thotë se e mban familja, por mund të shesë edhe ndonjë pikturë. Romina tregon se tani që punon vetë nuk i shqetëson më prindërit.
Jonida i kërkon Najadës që kur të dalë t‘i bëjë ndonjë pikturë. Ajo pranon faktin që pikturat kushtojnë, megjithatë Najada thotë se nuk vlerësohen aq sa duhet. Ajo thotë se thjesht me rrogë nuk e përballon dot të blesh piktura, sepse kushtojnë.
Najada tregon për dëshirën e saj për të hyrë në Akademinë e Rendit dhe të bëhet shefe policie. Banorët e tjerë e ngacmojnë në lidhje me pasionin e saj, por Najada u tregon se qitjen e ka pasur gjithmonë qejf. Asaj i pëlqen larmia dhe që të bëjë gjëra të ndryshme.
Poli nuk bën dot lidhjen mes pikturës dhe policisë që Najada ka dëshirë të kryejë.