E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, ushtria e Asad shkel marrëveshjen e armëpushimit

Ushtria e Presidentit Bashar al Asad në Siri ka rifilluar bombardimet mbi Homsin, duke shkelur armëpushimin e vendosur me ndërkombëtarët në orët e para të së enjtes. Sipas BBC, burime të sigurta midis aktivistëve të ndodhur jashtë vendit tregojnë se bombardimet kanë rinisur. Është konfirmuar vdekja e të paktën dy personave në Basr al-Harir dhe e tre të tjerëve në Idlib. Ndërmjetësi Kofi Anan udhëtoi në Katar për të parashtruar përpara Ligës Arabe pikat e planit të paqes që ai ka ndërmjetësuar me Damaskun zyrtar, të cilin Asad e pranoi. Anan, pak para udhëtimit, pranoi se mbikëqyrja e armëpushimit do të jetë tepër e vështirë për tu realizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›