Romney fiton bindshëm në Puerto Rico

Në votimet në Puerto Rico, Romney fitoi 83 për qind të votave, pas numërimit të 61 për qind të fletëvotimeve.
Në këtë mënyrë ai i fitoi të 20 delegatët në Konventën kombëtare të republikanëve, pasi mori më tepër se 50 për qind të votave në krahasim me rivalin e tij, Rick Santorum.
Duke folur para mbështetësve të tij për votimet në Puerto Rico, Romney theksoi: “Unë synoj të bëhem i nominuari ynë dhe dëshiroj t’i sjell votuesit latinë që të votojnë për republikanët dhe ta kthejmë Shtëpinë e Bardhë. Ne do ta kryejmë këtë punë”.
Për ta fituar nominimin, kandidati duhet t’i ketë 1144 delegatë.
Pas garës në këtë territor-ujdhesë të Shteteve të Bashkuara, tash priten votimet në shtetin Illinois, ditën e martë.
Sipas hulumtimeve të opinionit, Mitt Romney dhe Rick Santorum, në Illinois kanë pothuajse gjasë të barabarta për të fituar.