Romney po humb votat e të moshuarve

Brezi i amerikanëve mbi 60 vjeç, të cilët njihen në histori si gjenerata e hipive, në fakt gjatë viteve të fundit ka shfaqur bindje të fuqishme konservatore dhe republikane. Në sondazhet e mëparshme, ky brez votuesish pati deklaruar mbështetje të gjerë për konservatorët, të cilët kishin një avantazh prej 20 pikësh në krahasim me demokratët.
Por në sondazhin e fundit, ky avantazh është ulur në më pak se 4 pikë. Në gjuhën politike amerikane, një pikë është e barabartë me 1 për qind të votave.
Preferenca e votuesve të brezit të tretë mund të ndryshojë në gjashtë javët e ardhshme deri sa të vijnë zgjedhjet e 6 nëntorit, por sondazhi i “Reuters” tregon se disa ngjarje të ditëve të fundit kanë qenë shkaku i ndryshimit të balancave.
Mbështetja që Obama mori nga ish-presidenti Bill Clinton, si dhe debati mbi programin e sigurimit shëndetësor universal, qenë dy faktorë të rëndësishëm që u ndërruan mendjen votuesve të moshuar. Kjo konsiderohet si një goditje pothuajse fatale për Romneyn, pasi të moshuarit përbëjnë një numër të madh të elektoratit amerikan.