E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabilizim Asocimi Shqiperi-BE miratohet deklarata e perbashket

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin, Eduard Kukan, theksoi në mbyllje të takimit të katërt ndërparlamentar të stabilizim-asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së, se u vendos të miratohet një deklaratët e përbashkët.

Sipas Kukan, kjo deklaratë është shumë e rëndësishme dhe përmban disa prioritete. "Shpresoj që në takimin tjetër pas 6 muajsh të ketë më shumë cilësi në këtë konsensus. Është e rëndësishme që prioritetet në këtë marrëveshje të jenë në interes të vendit", tha Kukan.

"Dialogu dhe konsensusi për integrimin janë prioritet dhe duhet të punojmë dhe në të ardhmen që të arrihet më shumë konsensus", tha Kukan.
Deputeti i PD-së, ku Fatos Beja, theksoi edhe një herë përkushtimin e maxhorancës për përmbushjen e reformave dhe arritjen e dialogut. Ndërsa deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, shprehu vullnetin e PS-së për të bërë gjithçka që i takon opozitës që proceset integruese të përshpejtohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›