Rompuy: Bëni reforma konkrete për integrimin

Ai priti në një takim me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndodhet në Bruksel së bashku me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu.
“Tani është e rëndësishme që reformat politike të vazhdojnë. Inkurajoj si qeverinë ashtu edhe opozitën që të shfrytëzojnë bashkarisht këto momente për të arritur rezultate konkrete në rrugëtimin evropian duke u përpjekur të përmbushin 12 përparësitë kyçe të vëna në pah nga opinioni i Komisionit. Të mos harrojmë që respektimi i shtetit të së drejtës, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thelbësore. Unë e mirëpres përkushtimin e fuqishëm të Presidentit Nishani ndaj reformës në gjyqësor”, tha Rompuy.
“Integrimi evropian duhet të jetë një përpjekje e vërtetë kombëtare dhe një projekt gjithëpërfshirës. Duhet të ketë angazhim dhe dialog të vazhdueshëm politik për të arritur suksesin e Shqipërisë. Niveli i lartë i mbështetjes nga qytetarët shqiptarë për integrimin evropian është një kolonë e rëndësishme, mbi të cilën udhëheqësit politikë të Shqipërisë mund të ndërtojnë një platformë të përbashkët në interes të Republikës së Shqipërisë. Qeveria dhe opozita duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta në këtë drejtim dhe duhet të dëgjojnë natyrisht edhe shoqërinë civile në mënyrë që edhe pjesët e tjera të shoqërisë shqiptare të ndihen bashkëpronare të kësaj ambicie të përbashkët që ka i gjithë vendi për integrimin evropian”, shtoi ai.
Presidenti i KiE-së theksoi se duhet bërë më shumë punë për prioritetet më të rëndësishme, teksa shprehu vendosmërinë për bashkëpunimin me Shqipërinë.
Ndërkohë, Presidenti Nishani, e ka njohur Presidentin e KE-së me progresin e arritur nga Shqipëria. “Ne e dimë që kemi shënuar shumë suksese, ashtu siç jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi përpara dhe nevojën për të konsoliduar edhe më tej arritjet e shënuara deri më tani si dhe që të punojmë më shumë për standarde edhe më të larta. E sigurova Presidentin Van Rompuy për përkushtimin tim të fortë si President i Shqipërisë për të bërë më të mirën time në mënyrë që të kontribuoj drejt konsolidimit të frymës së bashkëpunimit që të gjitha palët të vazhdojnë të jenë të përfshira e të përkushtuar në këtë proces deri në suksesin e tij. Kjo nuk është një periudhë e lehtë, duke pasur parasysh edhe vështirësitë financiare dhe ekonomike të Bashkimit Evropian, ndaj të cilave Shqipëria nuk mund të ketë imunitet”, tha Nishani. /Start/S.Ll/
2012-09-17 16:39