Rona Nishliu përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Këngëtarja e njohur kosovare Rona Nishliu ka fituar të enjten mbrëma vendin e parë në Festivalin e 50-te të këngës në RTSH.
Ajo në këtë mënyrë ka siguruar pjesëmarrjen në garën e njohur muzikore Eurovision.
Nishliu në këtë garë mori pjesë në këngën “Suus”.
Gara e ardhshme e Eurovisionit mbahet në Azerbajxhan, si vend fitues i edicionit të kaluar.