E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj ua dhuron gazetarëve librin e ri

Studiuesi, Bujar Leskaj, u dhuroi gazetarëve vlonjat librin e tij të fundit “Muzat e Qëndresës”, një analizë kjo komplekse e asaj që ai e cilëson si “letërsi e burgut”, që protagonistë ka autorë të njohur shqiptarë të burgosur e persekutuar në burgjet e sistemit komunist.

“Këtë libër e kam shkruar nga këndvështrimi personal i një lexuesi, natyrisht selektiv, por edhe i një pjesëmarrësi në jetën politiko-shoqërore të vendit”, thotë autori në hyrje të librit.

Ky është vëllimi i parë i veprës së Leskajt. Në vëllimin e dytë, që është në proces, ai pohon se do të përfshijë të njëjtën kategori veprash dhe shkrimtarësh, por me origjinë nga vendlindja e tij - Vlora.

Bujar Leskaj, që aktualisht është kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, është i njohur për lexuesin me një numër veprash me karakter studimor dhe historik, përfshirë këtu “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë”, “Brenda dhe jashtë Parlamentit”, ose me botime të karakterit studimor ekonomik, si “Leksione në Financë”, “Paraja dhe Banka” etj. Leskaj është edhe drejtues i Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemali”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›