E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse ju pëlqen të frikësoheni

Nëse ju pëlqejnë filmat horror, atëherë filmi i ri i William Brent Bel, është zgjidhje mirë për ju, sepse i njëjti vjen nëpër kinema gjatë muajit janar.

Në filmin “The Devil Inside” (Djalli Brenda), të prodhuar nga Paramount Pictures, rolet kryesore i luajnë Fernanda Andrade, Simon Quarterman, Evan Helmuth, Suzan Crowley, Bonnie Morgan, Brian Johnson, Talyan Wright dhe Maude Bonanni.

Në qendër të rrëfimit është gruaja e cila beson se nëna e saj ka vrarë brutalisht tre njerëz, sepse ishte klinikisht e çmendur. Por, kur e kupton se vrasjet ndodhën në kohën e ekzorcizmit, ajo vendosë që ta zbulojë të vërtetën.

Përderisa me ekipin filmik xhiron përvojat e saj në Itali, gruaja pavetëdijshëm bëhet pjesë e një numri ekzorcizmash të paautorizuara...

Sipas shtëpisë filmike Paramount, filmi nëpër kinema vjen më 16 shkurt 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›